• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Alfred Lela i “dorëzuar” para mbylljes së votimeve: Ne po luftojmë të mbrojmë dhe by**ët tuaja

11/05/2025
in Politikë
Alfred Lela i “dorëzuar” para mbylljes së votimeve: Ne po luftojmë të mbrojmë dhe by**ët tuaja

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, është shfaqur i dorëzuar pak orë para mbylljes së votimeve.

Ai shkruan për atë që ndodhi në Vorë, duke thënë se Flamur Noka ishte viktimë e disa të fortëve socialistë, edhe pse në video, ai që kërcënonte, shihej qartë që ishte Noka.

“Oborri i një QV sot në Vorë, e pasqyron shumë mirë dëmin që Rilindja i ka bërë politikës këta 12 vjet. Qeveria çon banditët që të rrethojnë qendrat e votimit, dhe kur aty shkojnë politikanë të opozitës, për asgjë tjetër veç për t’u dhënë zemër komisionerëve e vëzhguesve, për tu thënë “nuk jeni vetëm”-pushteti, nëpërmjet megafonëve mediatikë, i quan banditët ‘qytetarë’ dhe politikanët ‘banditë’.

Pra, ata që shkojnë për të mbrojtur procesin politik, për t’u thënë atyre që po bëjnë punën e tyre “mos kini frikë’, janë gangot, ata që shkojnë për ta prishur, janë ‘qytetarë të indinjuar të drejtësisë dhe mirësisë’!

Një zhbërje totale e referencave.

Më shumë se kaq, një thirrje kobzezë për dhunë. Të çosh cabaftët e qeverisë rrotull qendrave të votimit, dhe ata të jenë kaq mendimtarë dhe profetikë, sa ta dinë se kush fiton, dhe t’i drejtohen një politikani të lartë të opozitës me ‘pranojeni humbjen’-kur nuk kanë votuar as 15 përqind, është shkërdhatokraci parapolitike. E mediave që e jehojnë. E padronëve që e pagojnë.

Është një riprodhim i vitit 1946, por me ngjyra.

Kur i sheh këta çantëkrahaqafët e PS nëpër qendra votimi, vesh’ me të zeza si murgj të pocaqisë, si shenjë e randsisë, si debilim i trimërisë, duhet t’ua kujtosh një gjë. Nuk janë më të fortë se Bajrët e Shkodrës. Në zgjedhjet e shkuara, edhe ata qenë plot me vetëbesim, xhupa, blinda dhe autokolona të zeza, në të gjithë qendrat e votimit. Sot, jo pak sosh, votojnë nga burgu.

Demokracia nuk ua heq këtë të drejtë, edhe kur ‘bien brenda’. Por, ja një këshillë për ta-ndoshta ua përkthen nonjani në fis- që nuk e ka marrë universitetin me lek ose me grushta: mos ndërhyni te demokracia, se nuk ka sistem më të mirë-megjithë difektet-edhe për të mbrojtur bythët tuaja. Ne që bërtasim për të jemi gati t’ju mbrojmë edhe ju, madje këtë po bëjmë.

Ruhuni nga dita kur Edi Rama ta ketë fundosur plotësisht demokracinë, sepse ju, duke mos iu dasht’ më me vjedhë zgjedhjet, do t’ju qërojë të parëve. Kjo është hera e fundit që mund t’i duheni nëpër qendra votimi. Madje, pasi t’ju rrasë në burg, mund të bëjë një ligj që, edhe aty të mos votoni dot më.

Mund të jeni të pashkollë, por budallenj nuk jeni: kur lçoi si kova pusi Lalin e Benin, juve nuk u llogarit fare”, shkruan Lela me nota dramatike./ Tema

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!