AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Alarm për Stambollin, sizmologu paralajmëron tërmet deri në 7.6 ballë: Do e gjunjëzojë Turqinë!

by SHT Media
17/03/2024
in Botë
6
0
Alarm për Stambollin, sizmologu paralajmëron tërmet deri në 7.6 ballë: Do e gjunjëzojë Turqinë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një tërmet i madh që mund të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, rrezikon Stambollin.”

Ky pretendim i sizmiologut të njohur Naci Görür ka pushtuar faqet e para të mediave turke, duke theksuar se një goditje e tillë do të bënte që Turqia “të shembej në gjunjë”.

“Probabiliteti i një tërmeti me magnitudë 7 ose më shumë në rajonin e Marmaras është 47%. Nëse do të kishte një tërmet në Stamboll, do të kishte më shumë humbje jete dhe prona të shkatërruara se të gjitha 11 provincat e tjera së bashku. Mund të ketë më shumë se 50 mijë viktima nga një tërmet i mundshëm në Stamboll”, tha Görür.

Gjeologu i njohur i ka rënë “kambanës” së alarmit duke thënë se duhet të ndërtohet një qytet rezistent ndaj tërmeteve dhe se magnituda e lëkundjeve sizmike që kërcënojnë Stambollin do të variojë midis 7.2 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter.

“Në vitin 1766, Stambolli u përball me dy tërmete mbi 7 ballë me një diferencë prej 3 muajsh. Kjo është një çështje shumë e rrezikshme. Nëse të dy pllakat përplasen, ekziston mundësia e magnitudave 7.5 dhe 7.6. Për të adresuar këtë rrezik, tërmetet dhe ngjarjet që mund të shkaktohen nga tërmetet, si do të reagojë Stambolli, janë studiuar për një kohë të gjatë në kërkimet e kryera që nga viti 1999. Personalisht , nën presidencën time, tetë anije ndërkombëtare, përfshirë ato turke, po punojnë në të gjithë rajonin e Marmarasë. Ne kemi kryer këto studime. Ne e dimë se cilat pjesë të Stambollit do të jenë të pambrojtura dhe cilat janë dobësitë tona. Shpresoj që Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit të bëjë atë që është e nevojshme për të përgatitur qytetin për një tërmet. Një tërmet pritet të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, aktualisht po luajmë kundër akrepave të orës”, deklaroi profesori për TGRT Haber.

Duke iu referuar nevojës për të investuar për qytete më rezistente ndaj tërmeteve, Gyorur tha: “Kohët e fundit Japonia pati një tërmet me magnitudë 7.6 ballë dhe 120 njerëz humbën jetën për fat . Nuk mund të na vdesin 20 mijë, 50 mijë qytetarë në çdo tërmet. Çështja e vërtetë e mbijetesës është tërmeti. Si do ta mbijetojmë këtë shekull? Ne duhet t’i drejtohemi menjëherë qyteteve të mbrojtura nga tërmetet. Ne mund ta bëjmë vendin rezistent ndaj tërmeteve në 10-15 vite. Kam më shumë frikë nga rajoni i Marmarasë. Arsyeja është se rajoni i Marmarasë siguron afërsisht 60% të GDP-së. Nëse rrotat e ekonomisë në këtë rajon ndalojnë së funksionuari si në rajonin juglindor, Turqia do të shembet në gjunjë. Lëre pavarësinë ekonomike të Turqisë, do të mund të diskutojmë edhe për pavarësinë politike”.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…
  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.