AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

by SHT Media
26/12/2025
in Botë
6
0
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë në Moskë ka dënuar me 12 vite burg një ish-diplomat rus, i akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore inteligjencës amerikane gjatë shërbimit të tij diplomatik në Shtetet e Bashkuara.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhësi i KGB-së sovjetike, njoftoi se Arseny Konovalov, i lindur në vitin 1987, u shpall fajtor për tradhti ndaj atdheut.

Sipas autoriteteve ruse, Konovalov, i cili ishte punonjës i Ministrisë së Jashtme, ka transmetuar për një periudhë të gjatë informacione sekrete tek shërbimet e inteligjencës amerikane në këmbim të pagesave financiare.

“Është vërtetuar se A.S. Konovalov, gjatë shërbimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar në mënyrë të qëllimshme informacione të klasifikuara tek përfaqësues të inteligjencës amerikane,” thuhet në deklaratën e FSB-së.

Sipas mediave ruse, Konovalov u arrestua në mars të vitit 2024. Agjencia shtetërore TASS publikoi pamje ku ai shihet i shoqëruar nga forcat e sigurisë gjatë arrestimit.

FSB nuk ka bërë të ditur natyrën e saktë të informacionit të rrjedhur apo se me cilën agjenci amerikane ka bashkëpunuar. Nga ana tjetër, autoritetet amerikane nuk kanë komentuar mbi akuzat.

Sipas gazetës Kommersant, Konovalov ka shërbyer si sekretar i dytë në Konsullatën e Përgjithshme të Rusisë në Houston, nga viti 2014 deri në vitin 2017.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026

Vuçiç drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian
  • Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.