• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

11/03/2026
in Kronikë
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Kerzers, kantoni Fribourg në Zvicër, kur një autobus i shërbimit publik u përfshi nga flakët, duke lënë të paktën 6 të vdekur dhe 5 të plagosur, sipas autoriteteve zvicerane dhe raportimeve lokale.

Një shqiptar 32-vjeçar, Faton Morina, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi gjatë ngjarjes së autobusit të djegur në Kerzers, kantoni Fribourg, ku 6 persona humbën jetën dhe 5 u plagosën, disa me gjendje kritike.

Morina, që aktualisht po trajtohet për djegie në gjymtyrë dhe trup në spitalin Inselspital në Bernë, ka treguar se ishte në autobus kur një burrë derdhi benzinë mbi vete dhe i vuri flakën, duke shkaktuar tragjedinë.

“E pashë me sytë e mi. Ai mori benzinë, pastaj i vuri flakën vetes. Paniku ishte i madh, njerëzit u përplasën dhe disa nuk mundën të shpëtonin”, citoi Morinën kushëriri i tij Arbi Berisha për mediat zvicerane.

Sipas dëshmive të para dhe videosh të shpërndara në rrjetet sociale, një burrë i moshuar që mbërriti në autobus me çanta me lëndë të ndezshme u pa duke derdhur benzinë mbi vete dhe duke u ndezur brenda mjetit.

Ngjarja ndodhi të martën pasdite, rreth orës 18:30, kur autobusi po udhëtonte drejt Kerzers-it në orët e pikut të pasagjerëve. Flakët përfshinë shpejt mjetin e mbushur me njerëz, duke bërë që disa të bënin përpjekje për t’u larguar, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar.

Sipas të afërmit të Morinës, dalja nga autobusi u bllokua, dhe djegiet ndodhën ndërkohë që ai përpiqej të hapte dyert për t’u shpëtuar.

Shumë nga të lënduarit, përfshirë Morinën, u transportuan në spitalet rajonale. Ai ka pësuar djegie kryesisht në duar, këmbë dhe fytyrë, dhe aktualisht trajtohet i traumatizuar në spitalin Inselspital në Bernë. Një prej të plagosurve është dërguar në një spital në Zürich me helikopter.

Zyrtarët policorë kanë nisur një hetim penal për zjarrvënie, vrasje dhe rrezikim të jetës së të tjerëve, por deri tani nuk ka prova zyrtare që ngjarja të jetë një akt terrorizmi. Autoritetet po analizojnë pamjet nga kamerat dhe dëshmitë e mbledhura për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e incidentit, përfshirë edhe hetimin e arsyes pse dera e autobusit nuk u hap menjëherë dhe pse pasagjerët u bllokuan brenda

Ngjarja ndodh vetëm pak muaj pas një zjarri tragjik në Crans-Montana, ku 41 persona humbën jetën në një incident tjetër të dëmshëm në Zvicër, duke zemëruar dhe tronditur publikun dhe politikën zvicerane.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

    Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makina merr përpara dhitë në Orikum-Vlorë, ngordhin 10 bagëti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës: Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, Kokalari: Publikimi i kritereve 24 orë para, vendim absurd dhe i qëllimshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!