AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ai mendonte se do e helmonte!”/ Detaje nga vrasja e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçarja e kishte denoncuar burrin për dhunë

by SHT Media
17/06/2025
in Kronikë
6
0
“Ai mendonte se do e helmonte!”/ Detaje nga vrasja e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçarja e kishte denoncuar burrin për dhunë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tolentinon, ku shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me dhjetëra thika në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Gentiana, me mbiemrin e vajzërisë Kopili, në vitin 2021 kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre.

Megjithatë, prokuroria e Maceratas në dhjetor të atij viti kërkoi dhe mori mbylljen e hetimeve për këtë rast. Në janar të vitit 2022, pas 20 vitesh martesë, u formalizua ndarja e çiftit, të martuar që nga 8 janari 2002.

Avokati që e mbrojti Gentianën në atë periudhë, Guglielmo De Luca, tha për mediat se Nikollaq Hudhra kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte, madje në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer.

“Ai kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte. Në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer. Para ndarjes kishte ndryshuar bravën e derës për ta mbajtur larg. Më pas, falë dy kërkesave, i lejoi të kthehej, por e detyronte të flinte në një dhomë të vogël në një divan. I thashë të largohej nga ai burrë, por ajo priti për shkak të shqetësimit për fëmijët”, ka treguar avokati i saj.

Vëllai Artur dhe avokati Guglielmo De Luca
Vëllai Artur dhe avokati Guglielmo De Luca

Edhe vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili mbërriti nga Shqipëria në Tolentino pas vrasjes së të motrës, foli për marrëdhënien e motrës me ish-burrin, ku tha se i dinin shqetësimet mes tyre.

“Të gjithë e dinin këtë situatë. Motra ime e kishte denoncuar disa vite më parë ish-burrin, por askush nuk ndërhyri”, tha ai. Ai së bashku me familjarë të tjerë morën pjesë në manifestimin përkujtimor në sheshin ku ndodhi vrasja.

Çifti jetonte në Itali me dy djemtë, Mario dhe Samuel, 21 dhe 23 vjeç. Pas disa vitesh në Belforte, kishin zhvendosur banesën në Tolentino. Pas ndarjes, Nikollaqi u transferua rreth dy vite më parë në Passignano sul Trasimeno, ku punonte në një fermë lokale.

Punëdhënësit e tij tregojnë për të se ishte punonjës i saktë, por kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme.

“Është një punonjës i mirë, shumë i saktë dhe i përpiktë. Puna është e lodhshme dhe rrallë kush qëndron kaq gjatë. Kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme, por askush nuk mund të imagjinonte një përfundim të tillë. Është e pabesueshme”, është shprehur ai për mediat.

Si ndodhi vrasja?

Sipas hetimeve, të shtunën në mbrëmje, 14 qershor, rreth orës 20:00, Nikollaqi mbërriti me monopatinë pranë ish-bashkëshortes dhe e goditi me një thikë kuzhine me një fije rreth 18 centimetra, duke i shkaktuar rreth dhjetë plagë, dhe më pas e goditi me këmbë.

Pas aktit, 55-vjeçari u ul në një stol pranë trupit të pajetë të ish-gruas, aty ku u gjet dhe u arrestua nga karabinierët e Maceratas dhe Tolentinos, që po vijojnë hetimet nën drejtimin e prokurorit Enrico Riccioni.

Në një seancë dëshmie gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, Hudhra pranoi vrasjen dhe rrëfeu se kishte tentuar të vriste ish-gruan edhe dy herë më parë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e përpjekjeve të tjera për vrasje.

Nikollaqi ndodhet aktualisht në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe në gjykatën e Maceratas do të zhvillohet seanca për konfirmimin e arrestimit. Ai akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka pranuar se ka provuar edhe më parë ta vriste ish-gruan dhe ka shpjeguar se ka shkuar në vendin e ngjarjes me monopatinë, pasi ajo e njihte makinën e tij.

Në të njëjtën ditë, në orën 12:30, do t’i besohet mjekut ligjor Antonio Tombolini kryerja e autopsisë, për të përcaktuar saktësisht numrin e plagëve dhe ato që rezultuan fatale për Gentianën.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.