AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Agjencitë perëndimore të inteligjencës po vëzhgojnë ‘klubet neo-fashiste’

by SHT Media
20/10/2025
in Botë
6
0
Agjencitë perëndimore të inteligjencës po vëzhgojnë ‘klubet neo-fashiste’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Makuch, The Guardian

Klubet e luftës neo-fashiste, të cilat përbëjnë një vatër globale të neo-nazizmit, kanë rënë në radarët e agjencive të inteligjencës perëndimore, të cilat i konsiderojnë ato, si një kërcënim në rritje për sigurinë kombëtare, sipas ekspertëve dhe dokumenteve qeveritare, që janë shqyrtuar nga gazeta “The Guardian”.

Këto “klube aktive”, banda të tipit të arteve marciale të përziera, që predikojnë një ideologji ekstremiste të djathtë të frymëzuar nga mësimet e Adolf Hitlerit, po veprojnë përtej kufijve shtetërorë.

Por zbulimi se shërbimet zyrtare të sigurisë – ato që zakonisht mbikëqyrin organizata terroriste të shpallura si Shteti Islamik, po i monitorojnë këto grupe, tregon se klubet aktive po shndërrohen në një kërcënim të ri dhe në rritje.

“Agjencitë e inteligjencës kërkojnë të kenë informacion për rrjetet ekstremiste që veprojnë në vendet e tyre”, tha Joshua Fisher-Birch, analist për terrorizmin në organizatën “Counter Extremism Project”, për klubet aktive. “Ato duan të kuptojnë potencialin për dhunë aktuale apo të ardhshme dhe lidhjet e mundshme me lëvizje dhe individë të tjerë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”.

Tashmë, ka prova të qarta për koordinim ndërkombëtar midis këtyre grupeve. Në gusht, një klub aktiv kanadez i quajtur “Nationalist-13” publikoi një video nga një takim kombëtar në Kanada, në aplikacionin Telegram.

Tipike për propagandën me prodhim të ulët që përdorin këto klube, videoja tregon anëtarë duke ngritur pesha dhe duke u stërvitur në arte marciale, me fytyra të turbullta dhe një muzikë elektronike në sfond.

Në fund shfaqen shtatë simbole të klubeve pjesëmarrëse: dy prej tyre janë nga SHBA (Illinois dhe Uisconsin), dhe një tjetër është “Patriot Front”, një grup urrejtjeje ultra-nacionalist amerikan.

“Kanadaja ka nevojë për burra të bardhë me karakter të mirë”, shkruante grupi kanadez në postim. Kjo përhapje e hapur përtej kufijve e një lëvizjeje ekstremiste amerikane, e lindur nga rrënojat e një bande kriminale neo-naziste që luajti rol qendror në protestën e dhunshme “Unite the Right” në Charlottesville më 2017, nuk ka kaluar pa u vënë re.

Një raport i klasifikuar i shërbimit sekret kanadez (CSIS), i lëshuar në janar pas një kërkese për informacion publik, përmend rrezikun që sjell bashkëpunimi gjithnjë në rritje mes klubeve aktive në shkallë ndërkombëtare dhe potencialin për thellim të lidhjeve midis tyre.

“Disa kanadezë kanë tentuar të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në ngjarje (të organizuara nga ekstremistët), ndoshta me qëllimin për të forcuar lidhjet me individë me mendime të njëjta”, thuhet në raport.

“Disa anëtarë të klubeve aktive, për shembull, udhëtojnë midis të dyja vendeve për t’u trajnuar në arte marciale, duke synuar të forcojnë partneritetet ndërkombëtare”.

Raporti thekson se “mbetet e paqartë” se sa individë të përfshirë në këtë lëvizje udhëtojnë përtej kufijve, por paralajmëron se “udhëtimet e tilla nga individë të përfshirë në aktivitete ekstremiste mund t’i ndihmojnë ata të forcojnë lidhjet, të shkëmbejnë informacione dhe të shtojnë aftësitë, çka mund të çojë në fund në dhunë”.

Përdorimi i Telegramit si mjet për bashkëpunim ndërkombëtar, ka bërë që “Nationalist-13” dhe klube të tjera aktive jashtë SHBA-së të promovojnë edhe mbrojtjen ligjore të Thomas Seuell, një neo-nazist australian, i cili më parë kishte tentuar të rekrutonte edhe autorin e masakrës së Christchurch.

Seuell është shpallur fajtor për frikësim të një polici, dhe grupi i tij ruan lidhje me rrjetin ndërkombëtar të klubeve aktive.

Një tjetër raport i inteligjencës kanadeze nga viti 2023 tregon se autoritetet po monitorojnë postimet online të këtyre rrjeteve. “Klubet neo-naziste kanë bërë thirrje në Telegram për dhunë kundër hebrenjve dhe qeverisë amerikane”.

Peter Smith, studiues i ekstremizmit në Kanada, thotë se nuk është i befasuar që “Nationalist-13” dhe aleancat e tyre po tërheqin vëmendjen e autoriteteve.

“Është e kuptueshme që komuniteti i inteligjencës është i interesuar jo vetëm për ekstremistët që veprojnë brenda vendit, por edhe për ata që organizojnë takime ndërkufitare me organizata dhe rrjete, që hapur përqafojnë ideologjinë neo-naziste”, tha ai.

“Këto grupe funksionojnë në mënyrë të pavarur, por e shohin veten si pjesë të një lëvizjeje ndërkombëtare për të ‘rimarrë’ vendet e tyre dhe për të larguar ata që nuk janë të bardhë”.

Sipas Smith, ndarja e “ideologjisë, taktikave dhe estetikës” midis klubeve aktive, të kombinuara me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, krijon “një lëvizje transnacionale neo-naziste më të fortë se ç’kemi parë prej dekadash.”

Zakonisht, ndërlidhja ndërkombëtare e organizatave neo-naziste ka shkuar paralelisht me kërcënime të rritura ndaj sigurisë publike.

Për shembull, organizata “The Base”, një grup terrorist neo-nazist i ndaluar ndërkombëtarisht, filloi me celula në SHBA dhe më pas u përhap në Kanada, MB, Europë dhe Oqeani.

Pas një hetimi shumëvjeçar nga FBI-ja, disa anëtarë u arrestuan, përfshirë një lider kanadez që u fut ilegalisht në SHBA dhe tani po vuan një dënim prej nëntë vitesh në burg.

“Grupi i skinhead-ëve neo-nazistë ‘Hammerskins’ ka pasur anëtarë në SHBA dhe Kanada, dhe më vonë, grupet akceleracioniste ‘Atomuaffen Division’ dhe “The Base” kanë qenë aktive në të dy vendet”, tha Fisher-Birch, duke përmendur rrjete të tjera ekstremiste me prani ndërkombëtare.

“Propaganda e klubeve aktive mburret se po ndërtojnë një lëvizje në SHBA, Kanada, Europë dhe Australi. Sa më shumë lidhje mes klubeve, vizita, ngjarje të përbashkëta, etj, aq më shumë mund të përhapin mesazhin se po ndërtojnë një lëvizje supremaciste të bardhë ndërkombëtare”.

Klubet aktive janë modeluar që në fillim për t’u bërë të pranueshme globalisht, duke ndjekur shembullin e tifozëve të dhunshëm të futbollit në Europë dhe sub-kulturave fashiste, që të dyja i vlerësojnë sportet luftarake, nacionalizmin dhe “meshkujt e dhunshëm” të epokës së Rajhut të Tretë.

Themeluesi i tyre, Rob Rundo, është një neo-nazist famëkeq dhe ka qenë udhëheqës i grupit “Rise Above Movement”, një bandë rrugësh supremaciste e bardhë që mori pjesë në dhunë në Charlottesville, me disa anëtarë të dënuar për pjesëmarrje në ngjarje edhe kriminale.

Sot, degët e klubeve aktive ndodhen nga Australia në Europë e deri në Amerikën e Jugut. Një raport nga organizata “Global Project Against Hate and Extremism” tregon se ato janë të pranishme në 27 vende, përfshirë edhe degë për të rinj të frymëzuara nga “Hitler Youth”.

Lajmi se ekstremistë amerikanë po udhëtojnë drejt veriut për të forcuar degët në Kanada, vjen në një kohë kur administrata Trump ka akuzuar Kanadanë për eksportim të terroristëve në SHBA. Ndërkohë, mediat kanadeze kanë theksuar përmes po të njëjtave dokumente të inteligjencës se më shumë ekstremistë janë duke udhëtuar drejt veriut sesa drejt jugut.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

03/11/2026

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

03/11/2026

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

03/11/2026

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

03/11/2026

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

03/11/2026

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

03/11/2026

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

03/11/2026

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

03/11/2026

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

03/11/2026

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

03/11/2026

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

03/11/2026

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

03/11/2026

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in
  • Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.