• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

A i sekuestroi SPAK telefonin? Flet Monika Kryemadhi dhe zbulon ‘luftën’ mes dy grupimeve të fuqishme në PS: Left

12/12/2023
in Kryesore
A i sekuestroi SPAK telefonin? Flet Monika Kryemadhi dhe zbulon ‘luftën’ mes dy grupimeve të fuqishme në PS: Left

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi,  foli sot lidhur me hetimet për inceneratorët dhe  tha se lufta po zhvillohen midis grupeve brenda Partisë Socialiste se cili prej tyre ka nën kontroll drejtësinë e re. Ajo përmendi dy grupe të fuqishme dhe she sipas saj Lefter Koka është hallka e fundit e çështjes së incineratorëve. Ish-ministri i partisë së saj në kohën e qeverisjes me socialistët, sipas Monika Kryemadhit, është viktimë e luftës së brendshme të socialistëve.

Monika Kryemadhi e pyetur nëse  është në hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe sekuestrimin e një sendi të saj nga prokuroria (telefon),  tha se ‘SPAK ka sekuestruar një send që ka të bëjë me inceneratorët’.

‘Unë jam politikane dhe të mirëkuptoj shumë mirë. Çështja e inceneratorit të Tiranës është gjëja që I dhëmb më shumë Ramës Veliaj dhe mediave që paguhen nga inceneratori i Tiranës, sado të paguhen për të intimiduar për të shfokusuar Monika Kryemadhin, inceneratori s’ia lëviz drejtimin Monikës dhe njerëzve të Monikës që po zbardhin inceneratorin. Skam gjë për të fshehur kam qenë shumë e hapur. Sot jemi për inceneratorin do flasim për inceneratorin, problemet qe Monika Kryemadhi ka do dalin shumë shpejt dhe do shkrihen si shkuma e detit.’- tha Kryemadhi.

Nga ana tjetër ajo tha se drejtori i Bashkisë së Tiranës që u la në burg dje nga GJKKO ka edhe probleme të tjera përveç përfshirjes në aferën e plehrave të Sharrës.

“Duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi votuar Reformën në Drejtësi me 140 vota dhe kryetari i Parlamentit të asaj kohe, Ilir Meta ka qenë hallka kryesore që çoi votimin e kësaj reforme në unanimitet të plotë. Sot sistemi drejtësisë është komplet nën kontroll qeveritar. Sot kemi garë midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt se kush kontrollon drejtësinë”, tha Kryemadhi.

“Sot lufta është midis grupeve brenda Partisë Socialiste. Dhe këtë e ndjejnë qytetarët. Kemi një ekonomi informale, që vjen nëpërmjet parave të drogës që nis nga ndërtimet e me radhë. Ne nuk e zbërthejmë dot dhe ju si gazetarë, po SPAK ka mundësinë për ta zbërthyer. Unë nuk do të ndalem. Pavarësisht ka vullnet apo nuk ka vullnet SPAK për inceneratorin e Tiranës. Shkresat aty janë, jam nuk jam unë do të dalë një Monikë tjetër që do ta vazhdojë”, u shpreh ajo.

“Skeptike jam, Taulant Tusha ka problem të tjera. Lefter Koka ishte hallka e fundit e kësaj afere. Lefter Koka u përdor nga Edi Rama dhe grupi tjetër që sot është në luftë me Edi Ramën. Inceneratori i Tiranës janë off shore dhe miliona eurot që paguajmë. Bashkia e Tiranës ka paguar 60 milionë euro”, deklaroi  Monika Kryemadhi.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • LDK paraqiti dokumentin me 15 firma për Vjosa Osmanin, Kurti: Një listë pa emër, të dalë në votim me Feride Rushitin

    LDK paraqiti dokumentin me 15 firma për Vjosa Osmanin, Kurti: Një listë pa emër, të dalë në votim me Feride Rushitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria në listë, BBC rendit destinacionet më të bukura të Europës pa çmime marramendëse

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshje SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Rama: Brenda këtij mandati, shndërrohemi në një vend eksportues neto të energjisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse samiti i NATO-s në Shqipëri mund të jetë i fundit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!