AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Vajza qante në ballkon, djali i shtrirë”, shefi i Zjarrfikëses dhe dëshmitarja rrëfejnë detaje nga tragjedia në Maliq

by SHT Media
20/10/2025
in Kronikë
6
0
“Vajza qante në ballkon, djali i shtrirë”, shefi i Zjarrfikëses dhe dëshmitarja rrëfejnë detaje nga tragjedia në Maliq
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i shërbimit zjarrfikës, Sadik Halili dhe qytetarja Xhemile Kapari kanë qenë dëshmitarët e parë të tragjedisë së rëndë që tronditi Maliqin ditën e djeshme, ku si pasojë e një zjarri, nëna së bashku me djalin, Merjeme Azisllari 40 vjeçe dhe Luka Azisllari vetëm 14 vjeç, ndërruan jetë, ndërsa vajza më e vogël e familjes është në gjendje të rëndë për jetën.

Në një deklaratë për mikrofonin e RTSH, Halili ka deklaruar se pas njoftimit të marrë nga salla operative në orën 13:30, kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë konstatuar djalin dhe vajzën e familjes jashtë ambienteve të banesës. Halili shton se djali ka qenë në gjendje të pavetëdijshme, ndërsa vajza e vetëdijshme.

Teksa nuk jep asnjë pistë përfundimtare për shkakun që mund të ketë shkaktuar zjarrin, Halili shton se brenda banesës ndodhej soba me dru zjarri dhe fije shkrepëse të ndezura.

“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13.30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për 1 minutë pasi distanca është e afërt.

Kur kemi mbërritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta. Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndërruar jetë. Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës.

Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione, brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepëse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, deklaroi Halili.

Ndërsa Xhemile Kapari, dëshmitarja e parë e ngjarjes, e cila ishte gjithashtu personi që ndihmoi të miturën, bëri me dije se kanë qenë të qarat e vajzës 6-vjeçare në ballkonin e banesës ato që ngritën alarmin. Ajo shton se, sapo kanë mbërritur në banesë, konstatuan se vajza ishte djegur, ndërsa djali ka qenë i shtrirë barkas.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’ Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: ‘Ka vdekur.’ Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda, e gjeti policia dhe zjarrfikësja. Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm, vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda. Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi, kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy, një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo.”, theksoi ajo.

Një zjarr i rënë rreth orës 13:30 në një banesë në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit të ditës së djeshme, u kushtoi jetën dy personave.

Nënë e bir, Merjeme Azisllari 40 vjeçe dhe Luka Azisllari vetëm 14 vjeç, sipas autoriteteve humbën jetën si pasojë e asfiksisë. Fëmija tjetër, vetëm 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës është nisur për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Revolucioni pa popull

31/10/2026

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

31/10/2026

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

31/10/2026

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

31/10/2026

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

31/10/2026

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

31/10/2026

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

31/10/2026

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

31/10/2026

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

31/10/2026

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

31/10/2026

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

31/10/2026

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

31/10/2026

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

31/10/2026

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

31/10/2026

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Revolucioni pa popull
  • Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.