Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar pamje të protestuesve të maskuar të cilët kryejnë akte dhune gjatë protestës të kësaj të shtune, 31 tetor.
“O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!”, shkruan Balla.
Ndërkohë policia, ka bërë të ditur se ka identifikuar personat e maskuar nëpërmjet teknologjisë. Ditën e djeshme, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita bëri të ditur se janë identifikuar 52 persona, dosja hetimore e të cilës do të dërgohet në prokurori. Ata do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha veprat penale të kryera përgjatë ditëve të protestave të dhunshme.
