Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëroi të shtunën për një “kërcënim të besueshëm për një ngjarje me numër të madh viktimash” në një muze pallati dhe park në kryeqytetin rus.
“Ambasada e SHBA-së në Moskë është në dijeni të një kërcënimi të besueshëm për një ngjarje me numër të madh viktimash SOT, më 31 tetor, në Muzeun-Rezervat Tsaritsyno, në adresën Dolskaya Ulitsa 1, Moskë, Rusi 11569”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada bëri të ditur se qeveria amerikane po bashkëpunon me autoritetet ruse në përgjigje të këtij kërcënimi.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të shmangin muzeun, të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin grumbullimet e njerëzve.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte marrë informacion nga partnerët amerikanë lidhur me përgatitjet për një “sulm terrorist” në Moskë dhe se po merreshin masat e nevojshme.
The post Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
