AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Revolucioni pa popull

by Alb Times
31/10/2026
in Opinion
6
0
Revolucioni pa popull

Foto: Opinion

6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Orest Shurdha

Revolucion pa popull, dialog me karrige të djegura dhe një Kryeministër që nuk lëviz nga zyra. Shqipëria po përjeton një revolucion të çuditshëm: revolucionarët kërkojnë të rrëzojnë qeverinë, por qeveria nuk po bie, ndërsa populli nuk po ngrihet.

Bulevardi vazhdon të presë. Protestuesit pakësohen, parullat përsëriten, Rama qëndron. Nëse vazhdohet kështu, rreziku më i madh për revolucionin nuk është policia, por lodhja fizike e revolucionarëve dhe mungesa e popullit.

Të rinj e të reja, studentë, pedagogë, opozita e madhe dhe opozitat e vogla marshojnë nëpër kryeqytet, përgjithësisht paqësisht, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Në podium flitet për revolucion, sikur nesër të ngrihet i gjithë populli. Por populli, me sa duket, nuk e ka marrë vesh ende se revolucioni ka filluar. Vazhdon punët e veta, ndërsa bulevardi pret që t’i bashkohet historia.

Rama, ndërkaq, ka shpikur një metodë të re dialogu. Në mëngjes nxjerr ca karrige para Kryeministrisë dhe fton protestuesit të bisedojnë. Në darkë, karriget digjen. Të nesërmen vendos ulëse prej guri, si në Paleolitin e Hershëm. Kështu, nga dialogu me mobilie kalojmë te dialogu me arkeologjinë. Mbetet të vendosë ndonjëherë stola prej betoni, që të mos ketë më asnjë mundësi për negociata.

Të paktën, Kryeministri po përpiqet të zgjidhë problemin e mobilimit të sheshit, kurse protestuesit duan të zgjidhin problemin e qeverisë. Dy palë, dy axhenda, një bulevard.

Rama vazhdon punën, shpall masa për universitetet e studentët, bën lëvizje në administratë dhe nxjerr lista protestuesish me precedentë penalë, sikur të ishte njëherësh Kryeministër, drejtor policie dhe komision biografie. Mesazhi duket i qartë: në vend që të diskutohet pse protestojnë, më mirë të diskutohet kush janë ata që protestojnë. Por një biografi problematike nuk e bën automatikisht të paligjshme një protestë, as një protestë nuk e bën askënd të paprekshëm nga ligji.

Kryeministri, megjithatë, nuk ka ndër mend të largohet. Përse të largohet? Nuk ka humbur zgjedhjet, nuk ka dalë një shumicë e re nga kutia e votimit dhe në bulevard nuk po shfaqet ende ajo turma që do ta detyronte të rishikonte llogaritë. Ai mund të bëjë sikur nuk dëgjon, por nuk mund të pretendojë se çdo pakënaqësi është shpikje e opozitës. Qeverisja nuk është vetëm të numërosh votat ditën e zgjedhjeve, por edhe të mbash përgjegjësi për mënyrën si qeveris deri në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita, nga ana tjetër, ka zbuluar formulën e saj magjike: mjafton të thuash «Rama ik!» dhe qeveria duhet të marrë valixhet. Po pse të lodhesh me program, alternativa dhe bindje qytetarësh, kur mund të shpallësh revolucion çdo mbrëmje? Problemi është se revolucionit i duhen revolucionarë, por edhe popull. Dhe ky i fundit nuk rekrutohet me megafon, as me parashikime triumfi.

Në këtë ndeshje nervash, secila palë shpreson që tjetra të dorëzohet e para. Protestuesit presin që Rama të mos e përballojë dot presionin. Rama pret që protestuesit të lodhen, të pakësohen dhe të kthehen në shtëpi. Ndërkohë, qytetarët shohin spektaklin, por jo domosdoshmërisht bëhen pjesë e tij.

Po si do të përfundojë kjo histori?

Mund të lodhen protestuesit. Mund të lodhet edhe qeveria. Mund të mos lodhet asnjëra palë, por të lodhet i gjithë vendi.

Sepse një protestë që nuk arrin të zgjerohet rrezikon të kthehet në një takim të përhershëm të të bindurve. Ndërsa një qeveri që ngatërrojnë qëndrueshmërinë me mosdëgjimin rrezikon të besojë se mungesa e turmës është provë se gjithçka shkon mirë.

Deri tani, bilanci është i thjeshtë: opozita ka revolucionin në program, Rama ka karriget në inventar, kurse populli ka zgjedhur të mos nxitohet.

Protesta vazhdon, Rama qëndron. Revolucioni pret popullin. Dhe populli, me sa duket, nuk ka marrë ende vendim nëse do të marrë pjesë në revolucion apo do ta ndjekë nga televizori.

Dhe bilanci në fund është ky: 50 semaforë të shkulur, 100 kosha plehrash të djegur, 10 bankomate të shkatërruara, 20 dyqane e biznese të shqyera dhe të vjedhura, si dhe 500 pllaka bulevardi të shkulura. A u dëmtua qeveria? Aq më tepër Kryeministri? Përveç disa karrigeve të djegura poshtë zyrës së tij, jo fort. U dëmtuam vetëm ne, qytetarët e thjeshtë. Falimentuan shumë biznese të vogla, sepse të mëdhatë, si zakonisht, nuk pyesin. Kështu, pas gjithë këtij revolucioni, ku ishim? Pothuajse hiçgjëkundi.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

31/10/2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

31/10/2026

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

31/10/2026

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

31/10/2026

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

31/10/2026

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

31/10/2026

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

31/10/2026

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

31/10/2026

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

31/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

31/10/2026

Revolucioni pa popull

31/10/2026

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

31/10/2026

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

31/10/2026

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

31/10/2026

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet
  • Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.