AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Një shfaqje mediatike, me pak përmbajtje

by SHT Media
16/08/2025
in Botë
6
0
Një shfaqje mediatike, me pak përmbajtje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga “The Times”

Samiti i shumëpritur në Alaskë mes presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, përfundoi pa marrëveshje për armëpushim në Ukrainë dhe me më shumë pikëpyetje sesa rezultate konkrete.

Takimi, i cili zgjati rreth tre orë dhe u pasua nga një konferencë shtypi e shkurtër e pa ndonjë thelb politik, u përshkrua nga analistët si një “zhgënjim në Anchorage”.

Tre orë bisedime, pa marrëveshje

Presidentët folën gjatë për luftën në Ukrainë, por pa arritur një marrëveshje për ndalimin e luftimeve. Në konferencën për shtyp që pasoi, Putin përsëriti pretendimet e zakonshme ndaj Ukrainës dhe theksoi më shumë riforcimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe mundësitë ekonomike për të ardhmen.

Trump, nga ana tjetër, foli për një “marrëdhënie fantastike” dhe për “progres të madh”, por pranoi se mbeteshin disa “çështje të mëdha” të pazgjidhura. Ai nuk dha detaje, përveç një komenti enigmatik: “Njëra prej tyre është ndoshta më e rëndësishmja.”

Pa pyetje, pa përgjigje

Për habinë e shumëkujt, konferenca për shtyp zgjati vetëm tre minuta e gjysmë dhe Trump nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët. Ai u duk i lodhur pas udhëtimit shtatëorësh dhe bisedimeve intensive dhe e la sallën me shpejtësi bashkë me delegacionin amerikan.

Në një intervistë për Fox News, dhënë menjëherë pas largimit me Air Force One, Trump deklaroi: “Nuk ka marrëveshje”. Ai shtoi se gjithçka tani varej nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presioni ndaj Zelenskyt

Në të njëjtën intervistë, Trump shtoi trysninë ndaj Zelenskyt, duke e këshilluar publikisht që të “bëjë një marrëveshje”, duke e cilësuar Rusinë si “fuqi të madhe” dhe “me ushtarë të shkëlqyer”. Pyetur për mundësinë e një shkëmbimi territoresh midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump u shpreh se “janë pikë që ne, në përgjithësi, jemi dakorduar”. Nëse Zelensky bie dakord, kjo mbetet për t’u parë.

Putini largohet si fitues?

Në një moment simbolik, Putin, në anglisht, tha “Herën tjetër në Moskë?”, duke e zënë Trump në befasi. Ky i fundit u përgjigj: “Është një ide interesante… Do të më kritikojnë për këtë… por mund të ndodhë.” Ky propozim shihet nga vëzhguesit si një përpjekje për të shmangur Ukrainën nga tavolina dhe për të orientuar dialogun kah marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi.

Mungesa e sanksioneve, një lëshim për Moskën?

Përtej deklaratave optimiste, Trump nuk e përmendi as vendosjen e sanksioneve të paralajmëruara ndaj Rusisë, të cilat u shtynë për t’i hapur rrugë bisedimeve. John Herbst, ish-ambasador amerikan në Ukrainë, e quajti këtë një gabim: “Putin nuk ka ndërmend të ndalë luftën. Vetëm presioni maksimal mund ta detyrojë. Trump bëri një hap të gabuar duke mos zbatuar sanksionet që vetë i kishte paralajmëruar.”

Shfaqje mediatike, por pak përmbajtje

Dita nisi me një ceremoni madhështore në bazën ushtarake amerikane Elmendorf-Richardson, ku dy liderët u takuan për herë të parë në tokë amerikane pas një dekade. Fotot e përbashkëta, makina presidenciale “The Beast”, fluturimet e avionëve luftarakë dhe buzëqeshjet ishin të gjitha pjesë e një koreografie të mirëmenduar për kamerat. Por përmbajtja politike mbeti e dobët.

Edhe pse takimi kokë më kokë u kufizua në udhëtimin e shkurtër me makinë, bisedimet kryesore u zhvilluan me nga tre këshilltarë për secilin president. Trump ishte i shoqëruar nga Marco Rubio dhe Steve Witkoff, ndërsa Putin kishte përkrah Sergey Lavrov dhe Yuri Ushakov.

Melania Trump për fëmijët ukrainas

Një detaj interesant u zbulua më pas: Trump i dorëzoi Putinit një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, për fatin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia – një çështje për të cilën presidenti ukrainas kërkon zgjidhje në çdo negociatë. Letra, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishte personale, por përmbajtja nuk u bë publike.

E ardhmja: më shumë paqartësi

Edhe pse Trump u përpoq të nxjerrë një pamje optimiste, duke i dhënë samitit “10 nga 10”, në fakt samiti përfundoi pa ndonjë përparim të dukshëm për paqen në Ukrainë apo për marrëdhëniet SHBA-Rusi. Vëzhguesit si David Ignatius e përmblodhën ditën si “zhgënjyese”.

Ndërsa Putini u largua pa ndëshkime dhe me një ftesë për samit të ardhshëm në Moskë, Trump u kthye në Uashington për të bërë telefonata Zelenskyt dhe aleatëve europianë. Tani mbetet për t’u parë nëse presidenti amerikan do të vendosë të ashpërsojë qëndrimin ndaj Rusisë apo do të vazhdojë të ndjekë prioritetin e tij për një rifillim ekonomik me Moskën.

Për momentin, iniciativa e paqes është ende gjallë, por në gjendje të rëndë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

21/10/2026

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

21/10/2026

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

21/10/2026

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

21/10/2026

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

21/10/2026

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

21/10/2026

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

21/10/2026

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

21/10/2026

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

21/10/2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

21/10/2026

“Lista synon forcimin e faktorit tonë”- Bashkimi i partive shqiptare në Serbi, Kamberi: Edi Rama të na mbështesë publikisht!

21/10/2026

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

21/10/2026

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

21/10/2026

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

21/10/2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan
  • Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.