AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analizë: Hamas shtrëngon litarin! Netanyahu mes SHBA-ve, Evropës dhe “rebelëve” të tij

by SHT Media
20/07/2025
in Botë
6
0
Analizë: Hamas shtrëngon litarin! Netanyahu mes SHBA-ve, Evropës dhe “rebelëve” të tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analizë e Haaretz, përshtatur në shqip

Pavarësisht disa vlerësimeve pozitive në mbledhjen e kabinetit qeveritar të enjten,17 korrik, për marrëveshjen e pengjeve, situata është kthyer sërish në një cikël të njohur: një hap përpara, dy pas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ekipi i tij po përpiqen të japin përshtypjen se Izraeli është fleksibël në negociata (sidomos për gatishmërinë për t’u tërhequr nga korridori Morag, që ndan rajonin e Rafah nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës në jug), por çdo shenjë tërheqjeje nga ana e tij është shfrytëzuar nga Hamasi për të shtuar kërkesat.

Të gjithë po presin ardhjen e përfaqësuesit të posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff. Nga momenti që Witkoff do të shkojë atje, do të kuptohet nëse ka përparim real në bisedime.

Steve Witkoff, vizita e fundit në Tel Aviv, janar 2025

As presioni ushtarak i muajve të fundit, që nga rifillimi i luftimeve nga Izraeli, as përpjekjet për kontrollin e furnizimit humanitar nuk kanë ndryshuar pozicionet e Hamasit. Abu Obaida, zëdhënës në Gaza, ka deklaruar se kjo është hera e fundit që Hamas është i gatshëm të diskutojë për një marrëveshje të pjesshme, ashtu siç kërkon Netanyahu. Ai shtoi se nëse kushtet e Hamasit refuzohen, në të ardhmen do të pranojë vetëm një marrëveshje të vetme dhe gjithëpërfshirëse, pikërisht ajo që Netanyahu nuk dëshiron.

Një krizë tjetër është duke u përgatitur në sfond, me partitë ultra-ortodokse, lidhur me ligjin për përjashtimin nga shërbimi ushtarak që edhe pse nuk është miratuar ende, do të sjellë kaos brenda Izraelit.

Ndërkohë që negociatat me amerikanët vazhdojnë, kryeministri izraelit vazhdon të krijojë përshtypjen se po promovon planet ekstreme të krahut të djathtë mesianik, emigracion vullnetar (pra, dëbim masiv) dhe krijimin e një “qyteti humanitar” (zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve në një zonë të vogël, të shkatërruar në kufi me Egjiptin).

Nuk ka asnjë zhvillim ende lidhur me dy planet. Aktualisht, nuk ka asnjë vend afrikan që do të pranonte një numër të madh refugjatësh palestinezë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë izraelite. Së dyti, një veprim për të detyruar njerëzit të zhvendosen në Rafah nuk përputhet me ligjin ndërkombëtar. Përkundrazi, do të krijojë komplikacione politike për Izraelin dhe do të kushtojë shumë, pa përmendur aspektin moral.

Netanyahu njoftoi javën e kaluar se ai kishte kritikuar ashpër ushtrinë, e cila nuk i kishte prezantuar plane të detajuara për krijimin e zonës së planifikuar në Rafah. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, është kundër planit, dhe shumë të tjerë hezitojnë të harxhojnë kohë dhe burime në një hap që ata e shohin si të dëmshëm dhe që me shumë gjasa nuk do të realizohet.

Burime bëjnë me dije se Netanyahu është i vëmendshëm ndaj presioneve, përfshirë edhe lëvizjen e Holandës për të rishqyrtuar marrëveshjen e asociimit me BE-në për shkak të veprimeve të IDF-së në Gaza.

Trump dhe Siria

Në kërkesë të administratës amerikane, Izraeli dhe Siria kanë pranuar publikisht një armëpushim në zonën malore në jug të Sirisë, ku jetojnë druzët. Por në terren, përleshjet midis milicive druze dhe atyre beduine, që lidhen me grupet sunite-xhihadiste, vazhdojnë.

Javën e kaluar, beduinët kryen një masakër të tmerrshme në qytetin Sweida. Dëshmi dhe dokumente për këto veprime po bëhen publike vazhdimisht. Ndërkohë, druzët nuk kanë mbetur pasivë: milicitë lokale ekzekutuan xhihadistë të kapur në Sweida.

Raportet e para nga Sweida shkaktuan panik mes druzëve në Izrael, të cilët ushtruan presion të fortë ndaj qeverisë për ndërhyrje. Ndryshe nga rastet e kaluara, IDF nuk veproi pranë kufirit, por dërgoi avionë luftarakë për të goditur malet në zonën druze, rreth 70-80 kilometra larg kufirit.

Kjo kishte edhe arsye politike, Likudi ka nevojë për votat e druzëve në zgjedhjet e ardhshme.

Administrata Trump, e cila kohët e fundit ka shtrirë mbështetjen ndaj regjimit të Presidentit Ahmed al-Sharaa, nuk dëshiron ndërhyrje izraelite. Stafi i përgjithshëm i IDF-së ka rezervat e veta: oficerët e lartë besojnë se Izraeli po përfshihet pa nevojë në një konflikt që nuk i takon dhe ku ndikimi i tij do të jetë i kufizuar.

Pas armëpushimit, Netanyahu duket se ka bërë lëshim ndaj Trumpit, ashtu siç veproi në fund të luftës me Iranin, kur u detyrua të ndryshojë politikën për shkak të presionit amerikan.

Ndërkohë, mister mbetet karakteri i Ahmed al-Sharaa: xhihadist, burrë shteti, apo të dyja?

Ai po lundron mes presioneve kontradiktore dhe deri tani ka siguruar mbështetjen amerikane. Megjithatë, duket se do të jetë e vështirë të shuhet zjarri i javës së kaluar, edhe pse mund të zbehet përkohësisht.

Shpresat e Trump për të njoftuar një përparim në marrëdhëniet Siri-Izrael ende përballen me pengesa të mëdha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

19/10/2026

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

19/10/2026

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

19/10/2026

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

19/10/2026

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

19/10/2026

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

19/10/2026

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

19/10/2026

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

19/10/2026

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

19/10/2026

Profesorë apo aktivistë politikë?

19/10/2026

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

19/10/2026

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

19/10/2026

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

19/10/2026

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

19/10/2026

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia
  • “Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.