• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”, Idajet Beqiri: Kjo dyshe ka bërë batërdinë në këtë vend

06/07/2025
in Politikë
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: E di Malësia e Gjakovës ç’ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News.

Ai theksoi se ish-pushtetarët e lartë, konkretisht Berisha dhe Meta kanë vepruar në dëm të interesave të qytetarëve. Sipas tij, veprimtarinë e tyre e kanë bazuar në ideologjinë për t’u pasuruar vetëm për vete.

“Këto 30 e ca vjet, ky vend është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe ka qenë i mbërthyer keq prej krimit të organizuar. Disa struktura të shtetit, në vend që të vepronin në bazë të ligjeve të shtetit dhe në prioritet të qytetarëve, në fakt janë kthyer në organizata, që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe interesat e njerëzve rreth tyre, ky vend është grabitur, është vjedhur, ky vend është vrarë dhe për rrjedhojë shikojmë sot se më shumë pasuri kanë realisht krimi dhe kriminelët, pushtetarët e lartë që kanë qenë në krye të vendit sa sa ka vetë shtetit, tha ai.

Ai theksoi se dyshja politike Berisha-Meta kanë bërë batërdi të madhe dhe kanë kthyer qeverisjen në funksion të xhepit të tyre dhe njerëzve të afërt, duke shkelmuar interesin publik.

“Familja Berisha dhe Meta kanë bërë batërdinë në këtë vend dhe e kthyen qeverisjen e vendit për të pasuruar familjet e tyre, njerëzit e tyre. Si PS dhe LSI e Ilir Metës u kthyen në organizata realisht kriminale, që mendonin se si do arrini që përmes privatizimeve të ndryshme, nga shitjet, asetet, nga një mori veprimesh të tjera të përfitonin vetë dhe kanë përfituar sa nuk ka ku të shkojë më”, theksoi ai.

Ai theksoi se afera “Partizani” për të cilën është marrë i pandehur Sali Berisha është vetëm një gjethe e vogël në malin e korrupsionit, që ka kryer ish-kryeministri, tashmë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

SPAK u mor dhe hetoi vetëm aferën “Partizani”, që është aferë, e rëndë është, por është një gjethe në morinë e një pylli të madh me krime korrupsioni që ka bërë Berisha dhe familja e tij. Janë të rënda sa nuk ka ku të shkojë më. Të gjitha llojet e privatizimeve në këtë vende janë bërë në mënyrë korruptive për të mbushur xhepat e tyre”, tha ai.

Ai tregoi numrin e dosjeve, që rëndojnë mbi Berishën, Ilir Meta dhe familjarët e tij.

“Vetëm për Ilir Metën kemi kallëzuar 31 afera korruptive. Për Sali Berishën dhe familjen e tij, Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Shkëlzen Berishën, Liri Berishën janë formësuar 51 dosja të ndryshme, që kanë të bëjnë më korrupsion pasiv, pastrim parash, privatizime dhe përfitime në rrugë kriminale.”, tha ai.

Avokati i njohur theksoi se Meta dhe Berisha kanë arritur të përvetësojnë një shumë monetare prej 200 miliardë eurosh, pasuri kjo e cila siç thotë ai gjysma ndodhet në Shqipëri dhe pjesa tjetër është jashtë vendit.

“Janë plot 200 miliardë euro të përvetësuara nga organizata kriminale që ka udhëhequr në këtë vend, Sali Beriasha dhe Ilir Meta, 100 miliardë ndodhen, qoftë në para të thatë, qoftë me asete të ndryshme në Shqipëri dhe 100 miliardë të tjera ndodhen jashtë vendit dhe Shqipëria nuk do t’i marrë kurrë pasi nuk i kanë në emrin e tyre, por i kanë vënë në emër të disa kriminelëve që i mbanin rreth vetes“, tha ai.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!