• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Blushi kërkesë Burgjeve dhe SPAK-ut: Më lejoni takimet dhe bisedat telefonike me Metën

02/07/2025
in Politikë
Blushi kërkesë Burgjeve dhe SPAK-ut: Më lejoni takimet dhe bisedat telefonike me Metën

Partia e Lirisë ka bërë publike një ankesë zyrtare drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qosja, ku denoncohet sipas tyre kufizimi i paligjshëm i të drejtës për takime dhe biseda telefonike me Ilir Metajn, President i Partisë së Lirisë, i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja” në Tiranë.

Në kërkesën e dërguar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shpreh shqetësimin për një masë që konsideron si arbitrare dhe represive, e vendosur pa paralajmërim dhe në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 për të drejtat e të paraburgosurve, si dhe vendimit nr. 209, datë 6 prill 2022, që rregullon funksionimin e burgjeve.

Blushi thekson se kjo masë, përveç shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës, cenon edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe synon të pengojë aktivitetin politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, e cila është forca e tretë politike në vend.

Në ankesë bëhet me dije se më 18 dhjetor 2024, SPAK-u ka miratuar takimet e Blushit me Metajn në ambientet e paraburgimit, por administrata e IEPV “Jordan Misja” ka mohuar disa herë këto takime, duke bllokuar edhe deputetët dhe eurodeputetët që ligjërisht kanë të drejtë të takohen me të paraburgosurin pa autorizim paraprak nga prokurori.

 

 

Partia e Lirisë kërkon rivendosjen e komunikimit me Ilir Metajn dhe ndalimin e çdo mase të mëtejshme represive që nuk ka bazë ligjore.

Për këtë çështje janë njoftuar edhe Ministria e Drejtësisë, drejtuesi i SPAK dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa e plotë:

Lënda: Për lejimin e takimeve dhe rivendosjen e lidhjes telefonike me Z. Ilir Metaj, i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”, Tiranë

Drejtuar:    Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve,

  1. Klevis Qosja

Për Dijeni:  Ministrit të Drejtësisë,

  1. Ulsi Manja

Drejtuesit të SPAK,

  1. Altin Dumani

Komisionit për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Znj. Klodilta Bushka (Kryetare)

I nderuar Z. Qosja,

Në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim paraprak, në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si edhe në shkelje të vendimit Nr. 209, datë 6.4.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, prej datës 1 korrik 2025, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj i është kufizuar e drejta e tij ligjore për të realizuar kryerjen e bisedave telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.

Kjo masë represive e pajustifikuar, e panevojshme dhe e paargumentuar, në shkelje totale të ligjit është vendosur pa asnjë sqarim dhe transparencë nga ana e administratës së IEPV “Jordan Misja” edhe pse për regjistrimin e numrit tim telefonik, unë kam respektuar me përpikmëri të gjitha parashikimet ligjore.

Duke vlerësuar se kjo masë represive është një shkelje flagrante e ligjit, e Kushtetutës, e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, me pasoja të rënda në pengimin e qëllimshëm të aktivitetit politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, partia e dytë opozitare dhe forca e tretë politike në vend, kërkoj rivendosjen e menjëhershme të lidhjes telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”.

Gjithashtu, dua t’u rikujtoj se në zbatimit të vendimit, datë 18 dhjetor 2024, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Z. Sotir Kllapi dhe Z. Arben Kraja, më është miratuar kërkesa për takim me Z. Ilir Meta, i paraburgosur në ambientet e IEPV “Jordan Misja”.

Në bazë të parashikimeve ligjore, kërkoj nga ana juaj të zbatohet ky vendim dhe të më mundësohen takimet me Z. Metaj, duke i mos njehsuar dhe llogaritur takimet e mia në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, me takimet e të afërmve të tij familjarë.

Dua t’ju vë në dijeni se edhe pse kam leje të posaçme nga SPAK për t’u takuar me Z.Metaj, kjo e drejtë më është mohuar disa herë nga administrata e IEPV “Jordan Misja”, që gjithashtu ka shkelur ligjin duke mos lejuar edhe deputetët e Partisë së Lirisë, por edhe deputetë e eurodeputë të takohen me Z. Metaj edhe pse ligji ua jep këtë drejtë pa autorizim paraprak nga prokurori.

Me besimin se kërkesë-ankesa ime ligjore do të pranohet nga ana juaj duke i dhënë fund masave të tilla ndaluese dhe represive që nuk kanë referencë ligjore, mbetëm në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Tedi Blushi

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!