AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Misteri i vrasjes së Antonio Karafilit, avokati: Kishte gjurmë që provonin se nuk ishte vetëvrasje, hetim për mjeko-ligjorët që anashkaluan provat

by SHT Media
02/05/2025
in Kronikë
6
0
Misteri i vrasjes së Antonio Karafilit, avokati: Kishte gjurmë që provonin se nuk ishte vetëvrasje, hetim për mjeko-ligjorët që anashkaluan provat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Arben Llangozi ka treguar detaje nga dosja hetimore lidhur me vrasjen e Antonio Karafilit në Voskopojë, ngjarje e cila u zbardh pas 7 vitesh. Hetimet e thelluara nxorën se ai nuk ishte vetëvrarë, por vrarë nga e dashura e tij Kejsi Spaillari së bashku me 65-vjeçarin Rexhep Vathi.

Avokati i familjes së Antonio Karafilit, në një intervistë për Report TV, hodhi akuza ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore për akt ekspertim të rremë. Ai thotë se dyshimet lindën nga deklarata kontradiktore e Kejsi Spaillarit, e cila ka qenë ajo që i ka dërguar prindërit e të ndjerit fiks në vendin ku është gjetur i pajetë.

Për më tepër, Kejsi ka tentuar gjatë gjithë kohës që t’i mbushte mendjen nënës së të ndjerit se ai ishte vetëvrarë. Avokati u shpreh se Prokuroria e Korçës ka nisur edhe një hetim për mjekët ligjor që kanë kryer akt ekspertimin, dhe se sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi pasi akt ekspertimi i rremë përbën vepër penale.


“Që në momentet e para që kam marrë çështjen, kam dyshuar te mënyra se si kjo shtetase ishte implikuar, pasi kur është pyetur në momentet e para, ka deklaruar se ka qenë në distancë të largët ku është gjetur kufoma. Kur ka marrë familjen e të ndjerit, e ka çuar në vendin ku është varur dhe u ka thënë ‘ja ku e keni’. Këtu ka qenë dyshimi i parë. Duke qenë se kishim kontakte, është udhëzuar që nëna të kryente përgjimet që e implikonin vajzën. Vajza e udhëzonte gjatë gjithë kohës nënën se Antonio nuk është vrarë por është vetëvarur. Duke marrë dosjen hetimore na konkludon se prokuroria nuk kishte kryer autopsinë dhe këtu lindi një dyshim i madh. Prokurori i gatshëm nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, edhe punonjësit e policisë nuk kanë krijuar një skenë të vendit të ngjarjes dhe ka hasur vështirësi në krijimin e provave të tjera. Por gjithsesi aq shumë gjurmë ishin lënë sa të krijonin puzzle-n e një akuze shumë të rëndë.

U rikuperuan gjurmët se në momentet  e para që ne kundërshtuam, prokuroria kreu disa veprime hetimore dhe kërkoi pushim. Më pas ne kemi kundërshtuar sërish vendimin e pushimit se nuk mund të konkludonin se nga se ka ardhur shkaku i kësaj vdekjeje. Është urdhëruar nga gjykata  kryerja e një autopsie, pas dy vitesh është bërë zhvarrosja e kufomës, mjekët ligjorë kanë konkluduar se ky shtetas është varur. Prova të para ka qenë këqyrja e jashtme e shtetasit Antonio Karafili. Ata të kundërshtojnë çfarë të duan, e kam thënë dhe e rithem që Institucioni i Policisë Shkencore ka 10 akte që bien në kundërshtim me akuzën.

Të gjithë këta ekspertë kanë dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje dhe në momentin që kemi bërë pyetje teknike që provonin se kishte gjurmë që nuk bëhet fjalë për vetëvarje, kanë filluar dhe hyrë edhe te ana psikologjike e të ndjerit. Si një mjek ligjor del në konkluzionin për nga ana mendore, as nuk e  kanë njohur Antonion. Edhe unë e kam në mënyrë të drejtpërdrejtë se ai Institut është organizatë kriminale, i cili e di gjithë Shqipëria sesa akte manipulojnë. Kemi 10 akte ekspertimi në dosje që bien ndesh me aktin. Në dijeninë time kanë nisur hetime dhe për mjeko ligjorët, është regjistruar edhe procedim penal nga Prokuroria e Korçës, por kjo nuk do të thotë që këta mjekë ligjorë edhe nëse prokuroria s’do të nisë hetim, do të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë se akt ekspertimi i rremë është vepër penale e bërë tashmë sepse kemi prova të tjera që kundërshtojnë drejpërdrejtë.”, u shpreh avokati.

Avokati tha gjithashtu se Prokuroria i është drejtuar Austrisë, ku ka konkluduar se ka shkuar një akt ekspertimi që sipas dyshimeve të para, nuk është i saktë, i krijuar po në Shqipëri, dhe sipas kontakteve me mjeko-ligjorët në shtetin austriak, rezulton se nuk e njeh fare si rast.

Avokati tha se, sipas rrethanave, Antonio Karafili e ka gjetur të dashurën e tij së bashku me Rexhep Vathin pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Më pas e kanë transportuar me makinë dhe e kanë varur. Ai gjithashtu thotë se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, pasi xhaxhai i Kejsit ka marrë makinën herët në mëngjesin e së nesërmes për ta larë në lavazh me qëllim fshehjen e provave.

“Është fakt që kemi akuzë që bie ndesh me 10 akte ekspertimi. Mjeko ligjorët kanë anashkaluar një sërë provash që kanë qenë në dosje. E para lartësia, Antonio ka qenë 1.80 i gjatë dhe nga çarçafi që ishte i lidhur është 1.40, është gjetur me këmbë në tokë kur është konstatuar me familjarët. Lind dyshimi nëse personi që ka këmbët në tokë të jetë i vetëvarur. Bie në dyshim sërish se litari ka qenë i lidhur në një lartësi prej 2 metrash gjë që do t’i kishte mundësuar të kishte hipur në pemë. Karafilit nuk i është bërë autopsi por këqyrje e jashtme dhe i janë bërë gjurmë biologjike. Nga gjurmët biologjike ka konkluduar se ka pasur shenja rrëshire në dy gishta. A mundet një person me dy gishta që të ngjitet në pemë? Prova të tjera, në momentin që një person ndërpret funksionet e tij, gjaku ka tendencë të shkojë në fund të pjesës trupore, në rastin konkret është gjetur me këmbë në tokë, që dmth se njollat kufomore duhet të ishin gjetur në fund të këmbëve dhe jo në shpinë. Që dmth ka ndërruar jetë i shtrirë dhe kjo është e provuar me këqyrje të jashtme të këtij shtetasi. Në momentet e këqyrjes së kufomës kemi konstatuar se ka pasur goditje të pjesëve së jashtme të fytyrës që mjeko-ligjorët e kanë anashkaluar. Nga ana e mjekësisë ligjore është dhënë shpjegim se gjatë kohës së përpëlitjes është përplasur me pemën.”, tha mes të tjerash avokati.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.