AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

QSUT partneritet me “San Raffaele”, Rama: Ta kthejmë qendrën spitalore në pikë referimi për Ballkanin

by SHT Media
28/04/2025
in Politikë
6
0
QSUT partneritet me “San Raffaele”, Rama: Ta kthejmë qendrën spitalore në pikë referimi për Ballkanin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Mjekësisë kanë nënshkruar një marrëveshje për një partneritet strategjik me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe Universitetin “Vita-Salute San Raffaele” në Itali.

Ky bashkëpunim ka për qëllim integrimin e praktikës dhe eksperiencës europiane në shërbimin shëndetësor shqiptar, duke e ngritur atë në një nivel më të lartë. Përfshirë përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve profesionale dhe akademike të stafit mjekësor shqiptar, ky partneritet do të sigurojë që QSUT dhe Universiteti i Mjekësisë të bëhen pjesë e ekselencës ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për shëndetësinë shqiptare, si dhe për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë. Ai e përshkroi këtë si një “moment historik”, duke shtuar se është hapur një faqe e re në zhvillimin e sistemit shëndetësor shqiptar.


Rama theksoi ambicien për të bërë Qendrën Spitalore Universitare një pikë referimi për të gjithë Ballkanin dhe një qendër ekselence në Europë.

“Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, një moment historik për QSUT dhe për vetë Shqipërinë, se pse sot ne hapim një faqe të re në një rrugë që ka qenë e gjatë dhe jo e lehtë. Kishte një pikënisje dëshpëruese në një sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ishte vlera e profesionalistëve e mjekëve dhe infermierëve që në kushte skandaloze luftonin për të shpëtuar jetë. Ambicia jonë është që këtë qendër spitalore ta bëjmë pikë referimi për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë në një qendër ekselence mes qendrave të ekselencës në Europë”, tha Rama.

Gjithashtu, ai nënvizoi synimin që Universiteti i Mjekësisë të kthehet në një degë ekselence për studentët nga e gjithë Europa dhe rajoni, duke mundësuar që ata të marrin një diplomë të ngjashme me atë që ofrohet në Universitetin “Vita-Salute San Raffaele” dhe të kthejnë Tiranën në një degë të këtij universiteti të njohur.

“Ne duam të transformojmë edhe Universitetin e Mjekësisë dhe synimi është që deri në 2030  Universiteti “Vita-Salute San Raffaele” të përfshihet drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e organizmit dhe menaxhimin në Universitetin e Mjekësisë. Të vijën studentë nga e gjithë Europa dhe rajoni, ku në fund të marrin të njëjtën diplomë që merret edhe në Universitetin “Vita-Salute San Raffaele” dhe Tirana të kthehet në një degë të këtij universiteti”, tha Rama.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.