AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zgjedhjet/ Greqia ‘zonë problematike’, KQZ njofton emigrantët: Posta u ka dërguar njoftimet për marrjen e zarfeve!

by SHT Media
26/04/2025
in Politikë
6
0
Zgjedhjet/ Greqia ‘zonë problematike’, KQZ njofton emigrantët: Posta u ka dërguar njoftimet për marrjen e zarfeve!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një njoftim për votuesit në Greqi, të cilët i njofton se kompania postare DHL, u ka dërguar një njoftim në email ose numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. KQZ thotë se postieri do u dërgojë zarfin në adresën e deklaruar nga zgjedhësit dhe në rast se nuk ndodheni në banesë, zarfi dërgohet në një prej pikave më të afërta.Greqia u pranua nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi si zona më problematike për ndarjen e zarfeve. Në total 68,380 zarfe janë dërguar në Greqi, por kanë ardhur pas vetëm 2400 vota.

“Informacion për shqiptarët e regjistruar si votues nga jashtë nga Greqia për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Lutemi ta shpërndani sa më shumë për miqtë tuaj. Ju është dërguar një njoftim i ri nga DHL në email ose në numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. Postieri do të dorëzojë zarfin në adresën tuaj të deklaruar. Nëse nuk ndodheni në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dërgohet në pikën më të afërt të DHL”, shkruan KQZ.

Po ashtu, KQZ rendit edhe pikat postare që në disa zona do të qëndrojnë hapur me orar të zgjatur pune me qëllim zgjedhësit të shkojnë për të marrë zarfin në rast se nuk ndodhen në banesë. Shpërndarja do të vijojë në disa zona edhe të dielën.


“Në disa zona do të vijojë shpërndarja e zarfeve edhe gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave), me orar të zgjeruar. Shumica e pikave të shërbimit të DHL do të jenë të hapura të shtunën, më 26 prill, me orar të zgjatur pune. Njoftimet me e-mail/mesazh, sipas të dhënave të disponueshme, u janë dërguar sot të gjitha dërgesave që nuk janë dorëzuar ende

Lidhur me oraret e hapjes

Ju lutemi kini parasysh se çdo pikë shërbimi ka orare të ndryshme pune, megjithatë shumica e tyre janë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00. Pikat e shërbimit të DHL në Athinë do të jenë hapur nesër, datë 26 prill 2025 si vijon:

Rruga Patision (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00

Rruga Filellinon (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00

Pire: 09:00 – 15:00

Rruga Alimos: 09:00 – 15:00

Glifada: 09:00 – 15:00

Nea Smyrni: 09:00 – 15:00

Pikat e shërbimit në pjesën tjetër të Greqisë:

Selanik (Rruga Vasilissis Olgas): 09:00 – 15:00

Selanik (Rruga Polytechniou): 09:00 – 15:00

Larisa: 09:00 – 15:00

Patra (Rruga Agiou Andrea): 09:00 – 15:00

Iraklio: 09:00 – 15:00

Hania: 09:00 – 15:00

Nëse keni marrë njoftim, por nuk keni marrë ende zarfin:

Lutemi kontaktoni zyrën qendrore të DHL në numrin +30 210 989 0000, duke përdorur numrin e identifikimit të zarfit (“αριθμός φορτωτικής”), ose kontaktoni numrat e zyrave më të afërta me adresën tuaj, të cilët i keni marrë sot, datë 25 prill, me mesazh në celular.

Dorëzimi i Zarfit të Votimit

Mund të kërkoni që DHL të vijë në banesën tuaj për të tërhequr zarfin; ose Mund ta dorëzoni personalisht në pikën më të afërt të DHL.”

PS e PD u ankuan për shkeljen e rregullave nga ana e kompanisë, e cila nuk po e dorëzon në çdo rast zarfin zgjedhor, në përputhje me rregullat dhe personalisht në dorën e votuesit.

Dhjetëra qytetarë janë ankuar në rrjetet sociale se zarfet zgjedhore ju janë lënë në kutinë postare, poshtë derës, tek të afërmit e komshinjtë, ose pa ju kërkuar ndonjë mjet identifikimi. Pas këtyre shqetësimeve, AKEP i ka kërkuar KQZ kontratën me kompaninë postare.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.