AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Sherri me shkopa bejsbolli dje në Lundër, çfarë ndodhi në lagjen e VIP-ve, përse u dhunua djali i ish-deputetit Mhill Fufi

by SHT Media
26/04/2025
in Kronikë
6
0
Sherri me shkopa bejsbolli dje në Lundër, çfarë ndodhi në lagjen e VIP-ve, përse u dhunua djali i ish-deputetit Mhill Fufi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kristi Fufi, djali 19-vjeçar i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi është dhunuar brutalisht mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës. Sherri ka ndodhur në një prej lagjeve më luksoze të periferisë së Tiranës, në “Long Hill Residence”, dhe Policia ka nisur hetimet.

Mësohet se persona deri tani të paidentifikuar, kanë zbarkuar në lagjen e VIP-ave dhe kanë kërkuar Kristi Fufin. Pas kërkimeve dhe pyetjes së personave të pranishëm aty, ata kanë mundur të gjejnë Kristi Fufin dhe menjëherë kanë nisur ta dhunojnë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Djali i ish-deputetit është rrahur me shkopinj bejsbolli nga disa persona dhe ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.


Për pasojë, Kristi Fufi ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, ndërkohë që deri tani nuk ka një njoftim.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes të rinjve ku është përfshirë Kristi Fufi dhe nuk ka lidhje me detyrën që ka mbajtur dikur babai i tij. Megjithatë, do të jenë hetuesit ata që do të zbardhin dinamikën dhe shkaqet e sherrit, pasi të pyetet dhe vetë 19 vjeçari.

Dyshimet janë se djali i ish-deputetit Mhill Fufi i njeh personat që e kanë dhunuar dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen dhe emrat e personave që e qëlluan me shkopa bejsbolli.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njoftoi dje Policia e Tiranës.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.