• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Hë mor burrë…”, Rama në mes të dy kryebashkiakëve: Ky e ka me proces, tjetri me stacion!

25/04/2025
in Politikë
“Hë mor burrë…”, Rama në mes të dy kryebashkiakëve: Ky e ka me proces, tjetri me stacion!

I pozicionuar në mes të kryebashkiakëve Benet Beci e Pjerin Ndreu, kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me bizneset sot në Velipojë. Që në krye të herës, ai deklaroi se projekti për Bypassin e Shëngjinit është në proces, gjë që e përforcoi edhe kryetari i bashkisë së Lezhës.

“Dalja nga Shëngjini është po pjesë e këtij bllokimi. Bypassi na lidh me autostradën, të hyjmë në një rrugë tjetër për në Shëngjin. Drejt, komplet duke pasur si rezervë edhe rrugën që kemi. Skema është totalisht e qartë dhe është në zbatim. Mendoj se për 2, 3 vjet Shëngjini s’do ketë probleme. Trafik do ketë”, tha Ndreu.

Më tej një qytetar falenderoi drejtuesin e bashkisë Shkodër për realizimin e rrugës së Dukagjinit dhe investimeve të bëra në Theth. Nisur nga kjo, kreu i qeverisë u kthye pas në 2023-in, duke kujtuar një bisedë mes tij dhe Benet Becit.


“Kur  e thërrita Benetin për të kandiduar se aty deputet nuk i rrihej fare, s’e kuptonte veten. Më tha më lër të mendohem. Si duket bëri ato hulumtimet e veta, më thotë shiko se kam kusht, por të lutem a ma jep fjalën që unë ta them…Ky e di që unë nuk e jap fjalën kollaj. Atë rrugën e Dukagjinit… Mirëpo mua atë ma kishin thënë shumë herë, por volum i madh, 50 km rrugë. Pastaj flas me Fondin, Ministrinë e Financave dhe i thashë ok”, u shpreh Rama.

Nuk la pa lavdëruar edhe punën e Pjerin Ndreut, teksa bëri një krahasim mes tyre që u pasua me të qeshura.

“Beneti e ka me proces, ky e ka me stacion. Hë mor burrë se ti e ke në dorë! Në fund të ditës kam shumë respekt për të dy, se në fund të fundit nuk po më kërkojnë për shtëpinë e vet. Nuk më kanë rënë kurrë në telefon për interesin e tyre.”

Së fundmi, kryeministri iu kundërpërgjigj të gjithë atyre që pretendojnë se socialistët “nuk i kanë hedhur sytë në veri”.

“E kam bezdi kur më thonë jo veriun e latë, po të shihni sa investime kemi bërë, atëherë kupton pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta nis nga Rruga e Valbonës, po ta marr nga Bajram Curri që kur morëm ne detyrën ishte një vend që unë thosha cila është arsyeja që njeriu të rrijë këtu 1 minutë?! Sot, rruga ka gjeneruar gjithë atë turizëm. Është bërë një qytet i vizitueshëm. Ta vazhdojmë me rrugën e Vermoshit, gjithë ajo rrugë s’ekzistonte. Tamarën ku vetëm plehra e qen kishte, e bëmë pikë turistike. Rruga e Dukagjinit, Komani. Shkodër-Velipojë s’ishte! Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vijnë këta udhëheqësit e vërtetë të veriut, nga Puka. Thethi nga lart, Thethi nga poshtë. Pjesa tjetër që do lidhë Rrëshenin me pjesën mbrapa. Po ta shohësh në hartë është bërë një infrastrukturë që sikur i ka hapur qarkullimin e gjakut dhe i ka dhënëgjithë atë energji organizmit të veriut”, përfundoi ai.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!