AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Integrimi në BE, ekspertja: Nëse çalojmë në kapitujt 23-24, pezullohet procesi i negociatave

by SHT Media
24/04/2025
in Politikë
6
0
7,6 miliardë euro, ja sa pritet t’i kushtojë Shqipërisë procesi i integrimit evropian
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu e ftuar në studion e RTSH 24 ka vënë fokusin te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin rëndësia e grupkapitujve 23-24 për arritjen e këtij qëllimi.

Ndërsa sqaroi fokusin e këtyre dy kapitujve themelorë, Deliu nënvizoi në krye të fjalës së saj se, nëse çalohet pikërisht në këto dy kapituj, i gjithë procesi i negociatave me Bashkimin Evropian pezullohet.

Deliu bëri me dije se fokusi i kapitullin 23 përqendrohet te gjyqësori dhe të drejtat themelore, ndërsa kapitulli 24 ka në thelb të tij drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.


“Kapitulli 23 ka në fokus gjyqësorin dhe të drejtat themelore, ndahet në 3 fusha madhore që janë: gjyqësori, apo sistemi i drejtësisë ku ne kemi reformën në drejtësi; antikorrupsioni dhe të drejtat themelore të njeriut.

Ndërsa kapitulli 24: drejtësi, liri, siguri, është një kapitull shumë i rëndësishëm sepse përmban 12 nënfusha.

Lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë, me migracionin, azilin, menaxhimin e integruar të kufijve, bashkëpunimi policor e gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar, kundër drogave.

Këto dy kapituj i hapim të parët por mbyllen të fundit.

Progresi dhe reformat që ne bëjmë në këto dy kapituj ndikojnë në vetë procesin e negociatave. Nëse çalojmë në këto 2 kapituj, mund të na pezullohet procesi i negociatave. Prandaj dhe BE i cilëson si kapituj themelorë”, u shpreh Deliu.

Pyetur mbi rëndësinë e pagesave në euro, Deliu deklaroi se SEPA ishte një tjetër element i diskutuar në Forumin për Dialogun Shqipëri-BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Në këtë kuadër, Deliu bëri me dije se në muajt tetor-nëntor parashikohet që SEPA të hyjë në fuqi, duke lehtësuar kështu kostot e transaksioneve jashtë Shqipërisë të qytetarëve dhe bizneseve.

“SEPA ishte një element tjetër shumë i rëndësishëm u diskutua që në nëntor kur doli lajmi që Shqipëria dhe Mali i Zi do ishin dy vendet e para që do bëheshin pjesë e SEPA-s. Artikulli ishte interesant sepse dha elementin teknik, sqarimin e procedurës dhe tregoi se në prill është bërë e mundur që të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë pranuar që ta përdorin SEPA-n dhe është parashikuar që në tetor-nëntor të 2025-ës të futet në fuqi dhe ne të ndjejmë benefitet që SEPA na jep.

SEPA është zona unike e pagesave në euro pjesë e saj nënkupton që do ulen komisionet për transaksionet që bëjmë me jashtë Shqipërisë edhe mes monedhave të ndryshme. Këto komisione do jenë njësoj si ato që përdorim në vendin tonë. Do ketë ulje të kostove për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi Deliu.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.