• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Mos më nxirr keq me shefin”/ Morën 2 mijë euro pë të mos arrestuar gruan e biznesmenit, detaje nga arrestimi i shefit të Rrugores dhe dy vartësve të tij

21/04/2025
in Kronikë
Arrestimi i shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, zbulohet sesi Roven Zeka ra në rrjetën e SPAK

Arrestimi i 3 oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore për korrupsion erdhi pas përgjimeve që janë kryer dhe provave të siguruara.

Report Tv siguron një pjesë të dosjes së SPAK për drejtuesit e policisë rrugore. Në dosje thuhet se ka qenë Oficeri i Policisë, Edison Tabaku i cili ka kryer veprimet hetimore.

Duke qenë se ai e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.


Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.

Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.

Aksidenti ka ndodhur më 16 prill të këtij viti në Tiranë, ku është përfshirë Anisa Vrioni, bashkëshortja e biznesmenit Ergest Vrioni. Hetimet e para për rastin i ka kryer polici rrugor nën hetim Edison Tabaku, me të cilin Vrioni kishte edhe njohje.

Në këtë rast, SPAK thotë se janë implikuar edhe eprorët e efektivit, Sokol Novaku, shef i seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Të tre këta punonjës janë transferuar nga strukturat e policisë Elbasan.

“Personi nën hetim ka paguar shumën e parave prej dy mijë eurosh, me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve, nga komunikimet telefonike rezulton se Ergesti ka kërkuar para tek persona të ndryshëm, per t’ia dhënë oficerit të policisë giyqësore dhe se i ka paguar paratë, nga të dhënat e rezultuara nga sistemi ‘Adams’ për veprimet që kanë kryer punonjësit e policisë rrugore, nga këqyrja e telefonit të personit tashmë nën hetim Ergest Vrioni, nga të dhënat e rezultuara nga pamjet filmike, nga deklarimet e dhëna nga personi nën hetim Ergest Vrioni, nga kontrolli personal dhe i banesës së personit nën hetim Edison Tabaku, rezultojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova, se personi nën hetim Edison Tabaku i ka kërkuar Ergestit shuma monetare për lehtësimin e pozitës së bashkëshortes së tij, e cila nuk është arrestuar në lidhje me ngjarjen”, thekson Prokuroria në hetimet e kryera deri tani.

Kjo shumë parash i është dhënë atij nga biznesmeni Vrioni, pranë banesës së punonjësit të Policise Rrugore Edison Tabaku.

Hetimet e thelluara zbuluan gjithashtu se Vrioni dhe Tabaku janë takuar së bashku në një lokal pranë Komisariatit të Policisë Rrugore. Efektivi i ka thënë se duhet edhe një njëshe tjetër (1 mijë euro), pasi ‘ai ka persona të tjerë mbi kokë’.

Në këtë kohë, nga komunikimet rezulton se është vënë në lëvizje për të gjetur paratë, të cilat ia ka dhënë Tabakut në orët e vona të darkës së asaj dite takimi dhe që SPAK thotë se i ka provuar.

“Nga këyrja e aparatit të telefonit të personit nën hetim Edison Tabaku, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, konkretisht personat nën hetim Sokol Novaku, shefi i Seksionin për hetimin e aksidenteve në Komisariatin e Policisë Rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Nga komunikimet me personin nën hetim Sokol Novaku, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi ka vetëm një njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen, se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok. Ai i thotë ok dhe se mos del keq me shefin. Të nesërmen ai komunikon me gruan dhe i thotë se kishte takuar Rovenin dhe kishte tjetër sjellje. Ai i thotë se normal dhe ajo do ndryshonte sjellje po të ishte në këtë rast”, theksohet në dosjen hetimore ndër të tjera.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!