• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“SPAK po skanon ‘Gërdecin’ nga e para”, avokati: Berisha e Malltezi rrezikojnë mbi 10 vite burg për dosjen “Partizani”

19/03/2025
in Politikë
Partizani/ Gazetari: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro

Në emisionin “Studio live’ të Report Tv, avokati Edmond Petraj dhe gazetari Poli Hoxha analizuan dosjet e nxehta në duart e SPAK.

Dosja “Partizani”

Gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve, mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur nga SPAK dhe rreth 5 muaj pas dërgimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme, procesi gjyqësor për aferën korruptive “Partizani” ende nuk ka nisur. Rreth 5 muaj seancë paraprake, një zvarritje e habitshme dhe pa justifikim.

Por çfarë po ndodh?
Avokati Edmond Petraj i ftuar sot në ‘Studio live’ në Report Tv thotë se gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi në këtë proces pasi vendos fatin, ndërkohë që Berisha dhe dhëndri I tij rrezikojnë mbi 10 vite burg nëse vërtetohen akuzat e SPAK.

“Dosja ‘Partizani’ është në proces të seancës paraprake. Gjyqtari i kësaj gjykate shikon dosjen hetimore, nëse kanë qenë veprime të rregullta hetimore, dhe pasi dëgjon të gjitha pretendimet e palëve del me një vendim. Gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi i procesit. Ky përcakton fatin e dosjes dhe të personave që janë marrë të pandehur. Uroj të mos kemi dështim me këtë dosje në disa persona të veçantë” thotë avokati për gazetarin Arbër Hitaj.

“Sa rrezikojnë personat që dyshohet se kanë bërë korrupsion?
Avokati: Mbi 10 vite burg.
Edhe zoti Berisha?
Avokati Patjetër. Nëse janë ato akuza të SPAK. Aq më tepër që Berisha do hyjë me gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar. Në këtë rast është rishqyrtim I hetimit. Nuk është dosje e thjeshtë.

Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.

Dosja ‘Gërdeci”
Avokati zbulon se për dosjen e Gërdecit hetimet po vijojnë me thirrjen për të marrë dëshmi të personave që kanë qenë atje më 15 mars 2008, ditën e shpërthimit, madje po rimeren në pyetje dh eish prokurorët që e kanë hetuar

“Për Gërdecin po thërriten të gjithë personat që kanë qenë atë ditë apo në dijeni të ngjarjes dhe ish prokurorët po skanohet e tëra” thotë Petraj.

Gazetari Poli Hoxha thotë se Gërdeci nuk u hetua kurrë për biznesin e armëve. Aty kishte një biznes, as shpërthimi nuk është hetuar deri në fund. Biznesi i hapur nga ministria si u lidhën me privatët me Kosta Trebickën, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë

‘21 janari’

21 janari po skanohet në filtër çdo person i përfshirë. Plus po bëhet analiza e audios që po kalon në skaner të mirëfilltë ekspertësh për të nxjerrë autenticitetin që ka ai përgjim. Edhe pse nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Nëse faktohen zërat atëherë .. kemi fshirje të provave, kemi heqje të murit rrethues kangjella që bënin rikoshetë e kanë vrarë persona të ndryshëm” thotë Petraj.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!