AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Giorgia, Zonja e hekurt

by SHT Media
01/02/2025
in Botë
6
0
Giorgia, Zonja e hekurt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E quajnë një lidere me tendenca të forta për përqendrim pushteti. Pak rëndësi ka. Ajo drejton një parti e cila, nga skajet e skenës politike, u bë qendrore. Është gruaja e parë kryeministre në Itali dhe, për më tepër, e djathtë.

Një opozitë e çorganizuar, kundërshtarë agresivë, ministra problematikë, kolegë të papërvojë. Vallëzon e vetme, sigurisht. Mjafton të shohim disa nga lëvizjet e saj të fundit. Në Evropë, veproi sipas kokës së vet, duke refuzuar t’i japë votën e besimit presidentes së re të Komisionit, Ursula von der Leyen. Ka forcuar miqësinë me Elon Musk, njeriun më të pasur dhe me ndikim në botë. Ka fituar mbështetjen e Donald Trump, i cili e lëvdon pa pushim. Pikërisht me një udhëtim të bujshëm në Florida, ku takoi ish-presidentin amerikan, ajo arriti të zgjidhte një krizë të vështirë diplomatike: lirimin e gazetares italiane Cecilia Sala, e arrestuar në Iran.

“Giorgia i dëgjon të gjithë, por vendos vetë”, përmbledh një nga këshilltarët e saj më të besuar. Dhe metoda funksionon, falë edhe kontekstit të favorshëm. Epoka e saj, pavarësisht çfarë mendon ndokush, sapo ka nisur. “Qeveria ime është e shtata më jetëgjatë ndër 68 qeveritë e historisë italiane”, tha ajo në konferencën për shtyp në fillim të vitit. Nëse e çon mandatin deri në fund, do të bëhet më jetëgjata në histori. Aq sa edhe opozita, e cila deri dje ëndërronte një rrëzim të qeverisë, tani mendon për zgjedhjet e ardhshme. “Kush do ta sfidojë Melonin në 2027?” pyesin të pashpresë në Partinë Demokratike. Kryetarja e saj, Elly Schlein, duket më shumë si figurë dytësore. Dhe si do të formohet një koalicion opozitar?

Strategjia ndërkombëtare dhe lëvizjet gjeopolitike

Në mes të mandatit të saj, Meloni ka bërë lëvizjet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare. Ajo është mbështetëse e zjarrtë e NATO-s dhe Ukrainës, një linjë e ndjekur që nga fillimi. Ndërkohë, rikthimi i Trump-it në skenë po vë në rrezik Europën me kërcënimin për tarifa të reja doganore. Në këtë panoramë, Meloni është liderja europiane më e afërt me administratën amerikane – falë edhe marrëdhënies me Musk. Biznesmeni, i apasionuar pas historisë së lashtë, shkruan në X: “Amerika është Roma e re”.

Përveç parimeve, ka edhe çështje konkrete. Pallati Chigi (selia e qeverisë italiane) është i interesuar për Starlink, rrjetin satelitor të internetit të krijuar nga Musk. Ky sistem do të siguronte lidhje të mbrojtura, në një marrëveshje që mund të arrijë 1.5 miliardë euro për pesë vjet. Po ashtu, një tjetër projekt i madh synon integrimin e internetit me brez të gjerë, me 3.8 miliardë euro të alokuara nga fondet e PNRR. Eksperimenti do të nisë në Lombardi.

Meloni dhe Europa: një raport kompleks

Megjithëse nuk votoi për von der Leyen, raportet mes tyre janë korrekte dhe produktive. Presidentja e Komisionit Evropian u rizgjodh me një shumicë shumë të brishtë, pas negociatave mes konservatorëve dhe Partisë Popullore Evropiane. Meloni, e cila dikur u konsiderua si një “rrezik për Italinë dhe Europën”, sot është një nga figurat më të fuqishme të kontinentit. Në fakt, politika evropiane është në krizë: Gjermania është në recesion dhe kancelari Scholz ka humbur mbështetjen. Franca e Macron po përjeton një kaos politik dhe ekonomik. Ndërsa Italia, paradoksalisht, ka një nga qeveritë më të qëndrueshme të dekadave të fundit.

Shtypi ndërkombëtar është i detyruar ta pranojë këtë realitet. Politico e shpalli Melonin “figura më e fuqishme në Europë”. The Economist e vendosi në kopertinë mes Marine Le Pen dhe von der Leyen. Le Figaro e quajti “gruaja e re e fortë e Europës”, ndërsa The Times shkoi edhe më tej: “Mbretëresha e Europës”.

Por vlerësimi më befasues erdhi nga The Guardian, një gazetë historikisht e majtë britanike. Ata e përshkruan si “pragmatiste dhe e aftë”, duke vënë në dukje se “në dy vjet ka befasuar shumë njerëz”. Ndërsa The Spectator e krahasoi me Margaret Thatcher, duke e quajtur një version “mesdhetar” të saj.

Problemet e brendshme dhe sfidat e ardhshme

Sigurisht, jo gjithçka është perfekte në Itali. Borxhi po rritet, prodhimi po bie, PBB-ja po pëson rënie. Por ka vende që po ecin edhe më keq: Gjermania është në recesion, Franca nuk e kontrollon dot deficitin. Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, ka miratuar një buxhet të kujdesshëm, duke mbyllur gropën e krijuar nga superbonoja fiskale e qeverisë së mëparshme të Contes. Nuk është shumë, por as pak.

2025-a, sipas Melonit, do të jetë viti i reformave të mëdha, përfshirë reformën e sistemit të qeverisjes dhe autonominë rajonale, dy çështje që kanë shkaktuar tensione mes aleatëve të saj politikë. Lega e Matteo Salvinit është e detyruar të mbajë flamurin e autonomisë, pavarësisht kundërshtimeve brenda koalicionit. Forza Italia, ndërkohë, po kërkon të realizojë reformën e drejtësisë, një ëndërr e vjetër e Berlusconit.

Opozita vazhdon të jetë e përçarë dhe e çoroditur. Partia Demokratike është në krizë, Lëvizja 5 Yjet po shkon drejt shpërbërjes, Matteo Renzi është shndërruar në thjesht moralizues. Më shumë se sa Salvini apo Tajani, armiku më i dobishëm për Melonin mbetet Elly Schlein.

Në këtë klimë, Zonja e Hekurt e Italisë vazhdon të kërcejë e vetme – në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Dhe ndoshta, mes gjithë kritikave, ajo ndonjëherë shijon pizzica-n e saj të preferuar.

Me shkurtime nga Panorama Italia – Bota.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.