AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Patel: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek FBI-ja

by SHT Media
30/01/2025
in Botë
6
0
Patel: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek FBI-ja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kash Patel, i emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e drejtorit të FBI-së, tha të enjten se ai është udhëheqësi i duhur për agjencinë e zbatimit të ligjit, që ai tha se kishte humbur besimin e publikut dhe u tha senatorëve se do të angazhohej në kryerjen e një “procesi të duhur dhe transparent” nëse do konfirmohej nga Senati.

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Patel ishte i përgatitur për pyetjet thellësisht skeptike të demokratëve të Senatit në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Presidentit dhe shprehu dëshirën për të përmirësuar FBI-në. Ai është një mbështetës besnik i zotit Trump, i cili, përpara se të emërohej për të udhëhequr FBI-në, e kritikoi atë për hetimet ndaj Presidentit dhe tha se rebelët e 6 janarit u keqtrajtuan nga Departamenti i Drejtësisë.

Senatori Dick Durbin, demokrati më i lartë në Komisionin Juridik të Senatit, tha se FBI-ja është kritike në mbajtjen e Amerikës të sigurt nga terrorizmi, krimi i dhunshëm dhe kërcënimet e tjera, dhe vendi “ka nevojë për një drejtor të FBI-së që e kupton peshën e këtij misioni dhe është gati që në ditën e parë, jo dikush që konsumohet nga ankesat e tij personale politike.”

Zoti Patel u emërua në nëntor për të zëvendësuar drejtorin e atëherëshëm Christopher Wray, i cili drejtoi agjencinë kryesore federale të zbatimit të ligjit në vend për më shumë se shtatë vjet, por u detyrua të largohej nga puna në të cilën Presidenti Trump e kishte emëruar në mandatin e tij të parë.

Ish-ndihmësi i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin dhe ish-prokurori federal që shërbeu në administratën e parë të Presidentit Trump, Kash Patel ka alarmuar kritikët me retorikën e tij në dhjetëra podkaste dhe libra që ai i ka shkruar, duke treguar mbështetje të hapur për zotin Trump dhe ka sulmuar vendimet e agjencisë që tani si dëshiron ta drejtojë.

Ai gjithashtu ka identifikuar emra zyrtarë që ai beson se duhet të hetohen.

Në një intervistë të vitit të kaluar, ai tha se nëse do të bëhej drejtor i FBI-në, do të “mbyllte” ndërtesën ku ndodhet selia e saj në Uashington dhe “do ta rihapte ditën tjetër si një muze të ‘shtetit të thellë’”.

“Dhe unë do të merrja 7000 punonjësit që punojnë në atë ndërtesë dhe do t’i dërgoja nëpër Amerikë për të ndjekur kriminelët. Shkoni bëhuni policë”, shtoi ai.

Në një artikull në gazetën Wall Street Journal të botuar të mërkurën, Kash Patel nuk përmendi disa nga komentet dhe kritikat e tij më të ashpra ndaj FBI-së, përveçse tha se koha e tij si punonjës i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte të metat e hetimit nga FBI-së të lidhjeve të zotit Trump me Rusinë kishte treguar se si “Fuqia e pafund e FBI-së mund të shpërdorohej.”

“Unë drejtova hetimin që zbuloi se Ligji për Mbikëqyrjen e Informacioneve të Huaja të Zbulimit, një mjet që më parë e kisha përdorur për të kapur terroristët, ishte përdorur në mënyrë të paligjshme për të spiunuar kundërshtarët politikë”, shkroi ai. “Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe minon besimin e publikut”.

Zoti Patel u zotua të jetë transparent nëse konfirmohet si drejtor dhe tha se nuk do të lejonte përfshirjen e FBI-së në vendime të prokurorisë, duke ia lënë ato Departamentit të Drejtësisë.

“Së pari, ata që janë të zotë, të bëhen policë”, shkroi zoti Patel duke përshkruar përparësitë e tij. “Udhëheqja nënkupton mbështetjen e agjentëve në misionin e tyre për të kapur kriminelët dhe për të mbrojtur qytetarët tanë. Nëse konfirmohen, unë do të përqëndrohem në thjeshtimin e operacioneve duke rritur praninë e agjentëve në terren, në të gjithë vendin. Bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit është thelbësor për përmbushjen e misionit të FBI-së”.

Zoti Patel ka të përbashkët me zotin Trump skepticizmin mbi mbikëqyrjen e qeverisë dhe një sistemi politik të fshehtë që njihet si ‘deep state’, një term që përdoret nga presidenti për t’iu referuar burokracisë qeveritare.

Ai ishte pjesë e një grupi të vogël mbështetësish gjatë gjyqit të fundit penal të zotit Trump në Nju Jork, të cilët e shoqëruan atë në gjykatë, ku ai u tha gazetarëve se zoti Trump ishte viktimë e një “cirku antikushtetues”.

Kjo lidhje e tyre e ngushtë do të ndalonte traditën e drejtorëve të FBI-së që kanë mbajtur një distancë nga presidentët.

Disa senatorë demokratë në Komision e Senatit për Gjyqësor, që janë takuar me zotin Patel, përfshirë Senatorin Durbin, kanë lëshuar deklarata duke sinjalizuar kundërshtimin e tyre ndaj konfirmit të tij. Ligjvënësit i bënë pyetje të shumta rreth tij edhe zonjës Pam Bondi, të emëruarës së zotit Trump për prokurore të përgjithshme, kur ajo pati seancën e saj të konfirmimit këtë muaj.

Aleatët republikanë të zotit Trump, të cilët kanë qëndrim të ngjashëm me presidentin se FBI-ja është e politizuar, i kanë ofruar mbështetje zotit Patel. Ata e shohin atë si dikë që mund sigurojë ndryshimin e nevojshëm.

Senatori Chuck Grassley, kryetari republikan i komisionit, u përpoq t’i zbusë sulmet ndaj zotit Patel paraprakisht duke u përqëndruar në nevojën për të reformuar FBI-në që sipas tyre shfrytëzohet ndaj kundërshtarëve.

FBI në vitet e fundit është përfshirë në hetime të shumta të bujshme politike, duke përfshirë jo vetëm dy hetimet federale ndaj zotit Trump që rezultuan në padi, por edhe hetime ndaj Presidentit Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.

“Nuk është çudi që besimi i publikut ka rënë në një institucion që është rrënuar nga abuzimi, mungesa e transparencës dhe shfrytëzimi ndaj kundërshtarëve politikë”, tha senatori Grassley. “Megjithatë, FBI mbetet një institucion i rëndësishëm, madje i domosdoshëm për ligjin dhe rendit në vendin tonë”.

Më vonë ai shtoi: “Z. Patel, nëse konfirmohesh, do të marrësh përgjegjësinë e një FBI-je që është në krizë.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.