• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Proda porosi strukturave: Efektivët, të mos qëndrojnë në ambiente ku ka grumbullime politike! Mos u shoqëroni me…

30/01/2025
in Kronikë
Proda porosi strukturave: Efektivët, të mos qëndrojnë në ambiente ku ka grumbullime politike! Mos u shoqëroni me…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Drejtor Proda, gjatë analizës, ka vlerësuar punën e bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku falë angazhimit dhe përkushtimit të tyre, statistikat e vitit 2024 janë shumë më të mira krahasuar me vitet e mëparshme.

Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar punën parandaluese, si rezultat i së cilës, gjatë vitit 2024, nuk është evidentuar asnjë vrasje në qarkun e Beratit dhe asnjë incident në shkolla apo me turistët. Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar dhe qytetarët, pasi nga qytetaria e tyre, kontributi i dhënë në zbatim të rregullave dhe denoncimi i paligjshmërive, bashkë me punën e Policisë, qarku Berat ka këto parametra të sigurisë publike.

Ai ka vlerësuar punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku krahasuar me vitet e kaluara, viti 2024 ka shënuar një ulje drastike të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, pasi janë evidentuar vetëm 3 raste të kultivimit dhe këto kanë qenë të ndjekura me metoda proaktive.

Gjithashtu, ka vlerësuar punën për parandalimin e vjedhjeve dhe rritjen e forcës zbuluese për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Drejtori i Përgjithshëm është ndalur te puna e bërë nga strukturat e Policisë Rrugore, ku tërhoqi vëmendjen për parametrat e sigurisë rrugore. Ai kërkoi nga këto struktura më shumë angazhim dhe jo masa administrative si qëllim në vetvete, por fokusim të punës për të evidentuar dhe ndëshkuar ato shkelje që cenojnë jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar që përgjatë vitit 2025, të ketë rritje të forcës zbuluese me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, si dhe më shumë angazhim për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtor Proda u kërkoi drejtuesve të Drejtorisë dhe të Komisariateve që shërbimet e Policisë të jenë në shërbim të qytetarëve. Sjellja e punonjësve të Policisë të jetë model në qytet, pasi qyteti i Beratit është qytet muze dhe vizitohet nga qindra mijëra turistë, prandaj kërkon me patjetër një performancë akoma më të mirë të Policisë së qarkut Berat.

Roli i Policisë në procesin zgjedhor ishte një tjetër porosi e dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm. Ai ka kërkuar që vlerësimin e fituar në proceset e mëparshme zgjedhore ta ruajmë. Përgjatë procesit zgjedhor, punonjësit e Policisë të zbatojnë ligjin, të mos qëndrojnë në ambiente ku mund të ketë grumbullime politike dhe të mos shoqërohen me persona që janë të përfaqësuar në politikë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, ka vlerësuar punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe vlerësoi mënyrën e re të zhvillimit të analizës. Ajo ka kërkuar më shumë hetime proaktive, duke premtuar bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e Prokurorisë gjatë vitit 2025.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!