• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Përcillet në banesën e fundit 13-vjeçarja shqiptare që u shua në Itali, përlot mamaja e saj: Ylli ynë!

19/01/2025
in Kronikë
Përcillet në banesën e fundit 13-vjeçarja shqiptare që u shua në Itali, përlot mamaja e saj: Ylli ynë!

Një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali. Një ngjarje e rëndë që tronditi tërë komunitetin ku ajo jetonte në Lecco, pasi një jetë e re u këput në lule të rinisë.

Të shtunën me qindra njerëz u mblodhën në Kishën e San Nicolo për t’i dhënë lamtumirë Jennifer Alcanit. Ajo që përloti më shumë ishte mamaja e 13-vjeçares, e cila lexoi një mesazh që e kishte shkruar bashkë me babain e të resë që humbi jetën.

“Kam nevojë për një përqafim. Kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Është e vështirë për mua ta pranoj këtë, por e gjej forcën në dashurinë e pafundme që më dhe. Ishe shumë për mua, ishte shumë për ne, ishe shumë për çdo kënd. Ishe një forcë e natyrës. Në këto ditë kur çdo gjë po thyhet në mes, je e vetmja që më jep forcë, që më bën të rezistoj. E di që je këtu. E di që nuk më ke lënë, që më mbron. Zemra jote ndaloi së rrahuri, por e imja s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty. Do jetosh përjetë brenda meje dhe babit tënd”, tha e ëma.

“Nëse do të të shikoja edhe për pesë minuta do të të thosha faleminderit. Faleminderit që jeton brenda meje. Ylli ynë i vogël, vdekja mund të na ndajë fizikisht, por kurrë zemrat tona”, përfundoi mesazhi i tyre.

Mes të pranishmëve në ceremoni ishte edhe kryebashkiaku i Lecco-s, Mauro Gattinoni. Ndërsa prifti që mbajti ceremoninë preku po ashtu me fjalët e tij. “Duhet ta duam njëri tjetrin, të ndihemi të bashkuar. Duhet të bëjmë çdo të ri të kuptojë që nuk janë kurrë vetëm”, tha ai.

Pas fjalës së tij, arkëmorti i bardhë doli nga kisha ndërsa me dhjetëra tollumbacë të bardhë e rozë u lëshuan drejt qiellit.

Aksidenti i rëndë

22-vjeçari që i jepte BMW-së ku udhëtonte 13-vjeçarja Jennifer Alcani, po hetohet për vrasje në rrugë. Siç shkruajnë mediat shqiptarja ishte në gjumë në sediljen e pasme kur ndodhi ngjarja. Makina po lëvizte me shpejtësi dhe u përmbys në një rrugë në periferitë e Lecco-s.

Kjo u konfirmua nga një video e bërë nga një 19-vjeçar, pronari i makinës, por pa patentë, i cili udhëtonte po ashtu bashkë me ta. Ka edhe një dëshmitar, i cili ka parë makinën të lëvizte me shpejtësi skëterrë dhe të bënte zigzage para se të përplasej.

Nga ngjarja dy djemtë shpëtuan me dëmtime të lehta. Ndërkohë Alcani vdiq gjashtë ditë më vonë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda. Ajo e kishte lënë shtëpinë pa lejen e mamasë mbrëmjen e asaj nate. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!