AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Do të lidhë Nju Jorkun me Londrën për 3 orë e gjysmë, avioni XB-1 arrin shpejtësinë transonike

by SHT Media
13/01/2025
in Botë
6
0
Do të lidhë Nju Jorkun me Londrën për 3 orë e gjysmë, avioni XB-1 arrin shpejtësinë transonike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avioni XB-1, i njohur gjerësisht si “i biri” i legjendarit Concorde, duket të jetë në rrugën e duhur për të thyer barrierën e zërit. Sipas një njoftimi nga prodhuesit e aeroplanit supersonik, XB-1 arriti 0,95 Mach në 9.880 metër lartësi në një fluturim provë që është realizuar më 19 dhjetor, duke regjistruar një rekord të ri shpejtësie dhe lartësie.

Drejtuesit e Boom Technology me bazë në Kolorado, konfirmuan se avioni ishte në gjendje të riprodhonte shpejtësi transonike prej 0.95 Mach ose 1173 km/h.

Shpejtësia 1 Mach dhe më lart është kur një avion mund të klasifikohet si supersonik.

Ndërkohë në një fluturim të kryer më 10 janar, XB-1 arriti shpejtësi gati supersonike në një lartësi maksimale prej 9.880 metër, pak më e lartë se mali Everest.

“Fluturimi i 11 arriti përsëri një shpejtësi maksimale transonike prej 0.95 Mach, më e lartë se shpejtësia e fluturimit të avionëve të sotëm. Një avion fluturon në nivel transonik kur arrin diapazonin e shpejtësisë pak më poshtë supersonikut, që është 1 Mach. 1 Mach është rreth 1234 km/h”, tha kompania në një përditësim mbi testin e kryer.

Do të lidhë Nju Jorkun me Londrën për 3 orë e

Fluturimi, i pilotuar nga kryepiloti testues Tristan Brandenburg, përfundoi kontrollet përfundimtare të trajtimit përpara fluturimit të tij të parë supersonik.

Fluturimi 44-minutësh e shtyu presionin dinamik të avionit në 383 KEAS (shpejtësi ajrore ekuivalente me nyje), e cila është më e lartë se ajo që do të përjetohet në Mach 1.1.

Me shpejtësinë supersonike, avioni XB-1 mund të fluturojë me pasagjerë nga Londra në Nju Jork për vetëm 3.5 orë, një hap i madh ky drejt revolucionarizimit të kësaj industrie, pasi fluturimi në fjalë aktualisht zgjat afërsisht 8 orë.

Do të lidhë Nju Jorkun me Londrën për 3 orë e

Nuk ka pasur asnjë avion komercial të aftë për fluturim supersonik që nga Concorde. Avionët supersonikë u ndaluan në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 vjet më parë, sepse konsideroheshin shumë të zhurmshëm. Shtetet e Bashkuara i ndaluan ato edhe më herët, në vitin 1973, sepse zhurmat ishin aq të forta sa i bënin dritaret e banesave të tundeshin.

Në nëntor, Dawn Aerospace pretendoi se avioni i tij MK-11 Aurora ishte i pari që arriti shpejtësinë supersonike që nga Concorde në një fluturim provë, duke thyer barrierën e zërit me 1.1 Mach.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.