AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zjarret në Los Anxhelos, 10 të vdekur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara

by SHT Media
10/01/2025
in Botë
6
0
Zjarret në Los Anxhelos, 10 të vdekur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, i kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera, thanë zyrtarët të premten.

Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, i ka rrënuar më shumë se 5.000 struktura. Ky term përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese dhe automjete.

Një zjarr tjetër në perëndim të Los Anxhelosit, më i madhi që e ka përfshirë këtë zonë ndonjëherë, i ka shkatërruar mbi 5.300 struktura.

Numri i të vdekurve nga zjarret u rrit në 10 nga shtatë, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Los Anxhelos në një përditësim natën e së enjtes.

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha në një konferencë për shtyp se numri i të vdekurve pritet të rritet.

“Duket sikur një bombë atomike ka rënë në këto zona. Nuk presim lajme të mira dhe nuk po i presim me padurim ato shifra”, tha Luna.

Të gjitha zjarret që shpërthyen këtë javë në Los Anxhelos kanë përfshirë një hapësirë prej 40-kilometrash në veri të qendrës së qytetit, duke nxitur një ndjesi frike dhe trishtimi në gjithë qytetin e dytë më të madh të vendit.

Qeveria amerikane nuk ka lëshuar ende shifra për koston e dëmeve të shkaktuara apo për numrin e strukturave të shkatërruara.

AccuteWeather, një kompani private që ofron të dhëna për motin dhe ndikimin e tij, tha të enjten se dëmet dhe humbjet ekonomike kanë shkuar në 135-150 miliardë dollarë.

Zjarrfikësit bënë përparime të mëdha të enjten për ta ngadalësuar përhapjen e zjarreve të mëdha, por frenimi i tyre është ende i vështirë.

Zyrtarët ende nuk e dinë se çfarë i ka shkaktuar zjarret, por thonë se janë duke hetuar vazhdimisht.

Evakuime, mbyllje shkollash dhe arrestime

Të paktën 180.000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa zjarret përfshirë rreth 117 kilometra katrorë territor. Zjarri në Palisades tashmë është më shkatërruesi në historinë e Los Anxhelosit.

Të gjitha shkollat në Distriktin Shkollor të Bashkuar të Los Anxhelosit, i dyti më i madhi në vend, do të qëndrojnë të mbyllura të premten për shkak të tymit të madh që ka mbuluar qytetin dhe hirit që po bie në disa zona.

Mësimi nuk do të rifillojë derisa të përmirësohen kushtet, sipas zyrtarëve.

Të paktën 20 njerëz janë arrestuar për plaçkitje dhe qyteti i Santa Monikës ka shpallur orë policore për shkak të mosrespektimit të ligjit, njoftuan zyrtarët.

Trupat e Gardës Kombëtare arritën në Los Anxhelos të enjten në mbrëmje. Sherifi i qarkut tha se për t’i mbrojtur pronat, ato do të vendosen pranë zonave të shkatërruara nga zjarri dhe pritet që ora policore të hyjë në fuqi nga ora 18:00 deri në orën 6:00./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.