AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Ai shoqërohej me terroristë!”/ Detaje nga vdekja e shqiptares në Itali, 32-vjeçarja akuzonte bashkëshortin për tradhti! Burri i të ndjerës: Motra e saj…

by SHT Media
09/01/2025
in Botë
6
0
“Ai shoqërohej me terroristë!”/ Detaje nga vdekja e shqiptares në Itali, 32-vjeçarja akuzonte bashkëshortin për tradhti! Burri i të ndjerës: Motra e saj…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të rënda janë bërë të njohura nga tragjedia e dy motrave shqiptare në Xhenova të Italisë, ku njëra prej tyre humbi jetën pasi i hodh nga kati i katërt i një pallati, ndërsa tjetra pësoi dëmtime të rënda.

Sipas mediave italiane, mësohet se viktima, 32-vjeç, ka akuzuar para ngjarjes burrin e saj, me të cilin ishte në proces divorci, për lidhje me grupe ekstremiste.

“Nuk donte që unë të kisha një jetë shoqërore, ai shoqërohej me terroristë”, mësohet se ka thënë ajo, ndërsa dyshohet se sipas saj ai kishte bërë disa udhëtime të dyshimta në Zvicër dhe Arabinë Saudite, të cilat ai i kishte shpjeguar si vizita për të takuar miq të vjetër.

“Gruaja e akuzoi se kishte bërë udhëtime të dyshimta në Zvicër dhe Arabinë Saudite në shoqërinë e një shoku, por ato ishin udhëtime për të cilat ajo kishte dhënë pëlqimin dhe për të vizituar një mik të vjetër”, ka thënë avokati i burrit.

Denoncimet e 32-vjeçares shqiptare për abuzim dhe radikalizim ndaj të shoqit kanë çuar më tej hetimet, ndërsa burri i saj pretendon se këto ishin shpifje dhe xhelozi nga ana e saj.

“Të gjitha janë sharjet e saj, ajo ishte xheloze”, ka thënë ai sipas ilmessaggero.

E reja shqiptare, e cila jetonte në kushte të vështira dhe kishte katër fëmijë, mësohet se kishte frikë nga humbja e kujdestarisë së fëmijëve, pas një seri akuzash dhe tensioneve në familje.

Në fund të vitit 2022, sipas bashkëshortit të së ndjerës, tensionet mes tyre u rritën pas lindjes së fëmijës së fundit, dhe situata përkeqësohej me akuza për lidhje jashtëmartesore.

“Ajo filloi të më akuzonte padrejtësisht për lidhje jashtëmartesore. Arriti deri aty sa më shkatërroi celularin dhe më bëri të humbas klientët. Ajo filloi të telefononte njërën prej tyre duke thënë se ne ishim të dashuruar dhe derisa burri i saj më telefonoi duke më thënë të mos punonim më”, ka thënë ai.

Sipas avokatit mbrojtës së bashkëshortit të shqiptares, ardhja e kunatës së tij kishte përkeqësuar krizën mes të dyve.

“Në vend që të bënte paqe mes tyre, ajo nxiti tensione deri në agresion fizik nga ana e të dyve”, ka thënë avokati i tij.

Po ashtu, mediat italiane shkruajnë se burri u arrestua për një ditë në vitin 2023, sepse i kishte mbyllur dy motrat në shtëpi dhe kishte shkuar në xhami. Për atë episod, ai u dënua me disa muaj.

Si ka ndodhur ngjarja?

Personi i parë që ra nga dritarja ishte gruaja 32-vjeçare. Fqinjët kishin dëgjuar një zhurmë dhe rënkime dhe kishin lajmëruar policinë. Ndërkohë kishin parë motrën e tyre në parvaz dhe i bërtitën që të mos hidhej, por edhe ajo u hodh.

Tani ajo është e shtruar në spitalin e San Martinos me dëmtime të rënda. Mësohet se kur mbërriti policia, katër fëmijët e 32-vjeçares ishin në shtëpi dhe se banesa ka qenë e mbyllur nga brenda, por kanë qenë fëmijët ata që e kanë hapur.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.