• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek, jep lajmin e mirë për shqiptarët jashtë vendit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente!

08/01/2025
in Politikë
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek, jep lajmin e mirë për shqiptarët jashtë vendit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente!

“IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik,  i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve duke nisur nga ky muaj, i cili bën përgjysmimin e kohës së nevojshme. Pra, qytetarët tanë të diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë. Përveç kësaj kemi nisur proceset për të vizituar ambasadat dhe konsullatat me fluks më të lartë të diasporës për t’u siguruar që çdo proces të kalojë në mënyrë të lehtë ashtu si edhe t’i paraprijmë çdo problematike qe mund të kemi në të ardhmen”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Ministri tha se për herë të parë organizohen zgjedhjet për diasporën. Ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit po afrohen dhe duhen organizuar të gjitha kapacitetet për të pasur lehtësim në të gjithë regjimin e aplikimit dhe prodhimit e pasaportave dhe kartave të identitetit.

“Një nga proceset më kryesore është aplikimi i shtetasve shqiptarë pranë konsullatave kudo ku ata ndodhen, sa i përket pajisjes me letërnjoftime dhe pasaportë. IdentiTek është në krye të këtij procesi, të cilin e drejton nëpërmjet grupeve të tij operacionale duke dërguar këto grupe pranë konsullatave dhe ambasadave të vendit tonë për një aplikim dhe për lehtësimin e këtij regjimi”, theksoi Ministri.

Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek: Përgjysmohet koha e pajisjes me

“Kemi nisur nga muaji nëntor me vizitat përkatëse në Gjermani, Itali, Greqi si dhe kemi planifikuar duke nisur nga muaji janar dhe në muajt në vazhdim, vizitat në ambasadat dhe konsullatat e shteteve të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Turqinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme do të planifikojmë lëvizjet, ‘Aplikimet mobile’, siç i quajmë; pra dërgojmë një grup të dedikuar nga IdentiTek nga zyra qendrore, i dërgojmë në këto vende specifike në data specifike dhe qytetarët tanë jashtë vendit mund të kenë mundësinë të aplikojnë përtej ambasadave dhe konsullatave, sepse ka edhe vende të cilat kemi kërkesë për aplikime, por nuk kemi aktualisht një ambasadë apo një konsullatë. Kështu që do t’i adresojmë këto kërkesa, duke dërguar grupet të dedikuara”, informoi Administratorja.

Janë marrë gjithashtu masat sa i përket burimeve njerëzore, që të punohet me kapacitet të plotë dhe t’i paraprihet fluksit që pritet të ketë në procesin e ardhshëm elektoral. Kapaciteti i plotë i prodhimit është 6,000 mijë pasaporta dhe 15,000 mijë karta identiteti në ditë.

“Bashkë me Administratoren e IdentiTek vizituam zonën e prodhimit të IdentiTek ku aktualisht gjithçka është e organizuar për lehtësimin e procedurave. Bashkërisht me Freskidën bëmë një kalim në të gjitha repartet ku kartat e identitetit, pasaportat biometrike prodhohen. Ministria e Brendshme dhe IdentiTek  bashkërisht janë në krye të këtij procesi, duke bërë të mundur lehtësimin e aplikimit të shtetasve tanë në procesin zgjedhor të vitit 2025, por dhe në procesin e votës dhe aplikimit të votës së diasporës pranë ambasadës dhe konsullatave të huaja”, deklaroi gjatë vizitës ministri Hoxha.

Administratorja u shpreh se edhe për shkak të procesit zgjedhor, janë të angazhuar për të ndërmarrë iniciativa, të cilat lehtësojnë këtë proces shumë të rëndësishëm.

“Gjatë muajt tetor, IdentiTek ka bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm për shtetasit që jetojnë jashtë vendit, duke ndarë aplikimin për letërnjoftim elektronik, duke mos kërkuar domosdoshmërisht edhe aplikimin për pasaportë biometrike. Kjo ka impakt të gjerë tek qytetarët tanë, sepse ka ulur ndjeshëm kostot. Si inovacion ka qenë shumë i rëndësishëm ashtu si edhe sfidues, sepse na është dashur të ndryshojmë procese teknike në sistemet tona, por gjithashtu edhe të përshtatim në kohë shumë të shpejtë operacionet, por duke marrë parasysh edhe udhëzimet shumë të qarta nga ana juaj, edhe impaktin e gjerë dhe pozitiv që ka pasur tek qytetarët tanë jashtë vendit”, nënvizoi Halilaj.

“IdentiTek ka qenë i përfshirë në këtë proces. Duke nisur nga muaji dhjetor është bashkëpunuar ngushtë edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të identifikuar në kohë reale qytetarët kur do të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit”, u shpreh drejtuesja e IdentiTek.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!