AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?

by SHT Media
08/01/2025
in Botë
6
0
Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Kinës, regjistrohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi. Pacienti i parë me virusin HMPV në Selanik është një 71-vjeçar, i cili shfaqi simptomat e temperaturës, kollës dhe hundëve disa ditë pasi vajza e tij u kthye nga pushimet në Kinë.

I moshuari po trajtohet në spitalin Papanikolaou, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se gjendje shëndetësore e 71-vjeçarit nuk është shqetësuese.

“Po përpiqemi të përcaktojmë nëse ka ndonjë mutacion të virusit, sepse ai ka karakteristikën e mutacionit të lehtë dhe duam të shohim nëse ka ndonjë karakteristikë më të rrezikshme. Ne presim ekzaminimin e detajuar që e kemi kërkuar në detaje. Duke qenë se kjo epidemi ekziston në Kinë, nuk ka sesi të mos përhapet për momentin, nuk duket të jetë diçka që duhet të na shqetësojë”, deklaroi për mediat ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.

Çfarë është HMPV?

HMPV është një virus i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumë i ngjashëm me gripin.

Ai u identifikua për herë të parë në 2001 në Holandë.

Si përhapet HMPV?

Cërkat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.

Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

Kush është në rrezik?

Foshnjat dhe të moshuarit.

Personat me imunitet të dobësuar.

Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema.

Pasojat e mundshme

Në raste të rënda, HMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

Si të parandalojmë përhapjen e HMPV?

Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.

Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët.

Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer.

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.

Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.

Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.