• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Andoni ia thotë në sy Nokës: Intervistova kryeministrin e Millosheviçit, ja kontrabanda e PD me naftën

06/01/2025
in Politikë
Andoni ia thotë në sy Nokës: Intervistova kryeministrin e Millosheviçit, ja kontrabanda e PD me naftën

Analisti Ben Andoni dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka debatuan në studion e News24, lidhur me atë se ku po shkon PD me në krye Berishën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Andoni tha se demokratët duhet të bëjnë ‘mea culpa’ për gabimet në të shkuarën, duke pranuar gabimet e tyre.

Ai shtoi se PD ka bërë kontrabandë me ish-Jugosllavinë në vitet ’90, ndërsa solli në vëmendje intervistën që ai ka realizuar me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Momir Bulatoviç i cili sipas tij ka deklaruar se qeveria e kohës lejoi kontrabandën e naftës me Sllobodan Millosheviç.

Noka kundërshtoi duke thënë se Sali Berisha është i vetmi shqiptar që ka bërë më shumë për Kosovën pas Ibrahim Rugovës.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Sali Berisha u shpall non grata nga Soros se ishte kundër ndarjes së Mitrovicës së Veriut. Berisha dhe Haradinaj në Kosovë ishin të vetmit kundër ndarjes. E di të sigurtë këtë.

Ben Andoni: Nuk është e vërtetë.

Flamur Noka: I kanë ardhur mesazhe nga njerëz të Soros që të ndërpresë këtë betejë dhe Sali Berisha nuk e ka ndërprerë.

Ben Andoni: Zoti Trump nuk llogarit asnjë kamp. E dini kur do të ringriheni? Kur të bëni mea culpa. Kam intervistuar kryeministrin e Millosheviç, Bulatoviç, ka takuar Berishën në Tiranë, ishte interlokutor i jashtëzakonshëm i ish-Jugosllavisë. Ai ka treguar për kontrabandën që ka bërë PD në atë kohë. E dini cili ka qenë sensi? Kishte një gjë të vërtetë. Kur erdha nga Titogradi, tha se ashtu quhej Podgorica, ishte errësirë deri në Shkodër, ishte varfëri, thash pse të mos e shfrytëzojmë kohën e luftës, na duhej energji dhe ju mund të na e jepni këtë. Zoti Berisha ishte mendimtar, tha, ishte interlokutor i jashtëzakonshëm, tha. Gjërat për luftën, më besoni, janë gjëra të rënda. Për Kosovën ne kemi gjynahet tona.

Flamur Noka: Po ka një shqiptar pas Ibrahim Rugovës që ka bërë për Kosovën, ky shqiptar quhet Sali Berisha. Po ka një shqiptar që e ndjen Kosovën, ky është Sali Berisha. Po ka një shqiptar që është bërë vëlla me Vucicin, ai është Edi Rama.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!