• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Si voton Diaspora? Kreu i KQZ tregon hapat që duhet ndjekin emigrantët për të votuar

05/01/2025
in Politikë
Si voton Diaspora? Kreu i KQZ tregon hapat që duhet ndjekin emigrantët për të votuar

Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Më 11 janar nis procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe platforma online e ka kaluar testin e KQZ dhe është gati.

“Pavarësisht faktin se akti i fundit për votim nga jashtë nuk u miratua nga Komisioni Rregullator, mendoj që është hapur rruga votimit nga jashtë dhe me datë 11 janar fillon procesi i regjistrimit të këtyre votuesve, proces i cili përfundon në datën 4 mars.”, shprehet Celibashi.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tregon për Top Channel hapat që një emigrant duhet te ndjekë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Fillimisht duhet të hapë një llogari, si në platformat e tjera të internetit, nëpërmjet depozitimit në të të dhënave të tij si: nr.personal, nr i telefonit dhe pamje të fytyrës së tij. Pasi ka krijuar llogarinë e tij, ky votues do duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit në platforme dhe një dokument që do i shkojë fleta e votimit”, shton kreu i KQZ.

Platforma online për regjistrimin e diasporës ka kushtuar 2.2 milionë euro dhe KQZ përjashton çdo mundësi për sulm kibernetik të sistemit.

“Platforma ofron të gjitha garancitë që mund të ofroje ndaj ndërhyrjeve të jashtme, prapë kemi marr masa që edhe nëse ndodh një situatë e tillë të mos krijohen dëme të pariparueshme si humbje e të dhënave, asgjësim apo keqpërdorim të dhënave.”, shton ai.

Viti u mbyll pa konsensus sa i takon numërimit te votës së diasporës, por për kreun e KQZ është e mundur gjetja e një formulë konsensuale.

“Është me vend te zhvillojmë gjithë konsultimet e mundshme, me të gjithë forcat politike për të gjetur një formulë që i garanton atyre besimin ne proces.”, përfundon Celibashi.

Në horizont ende nuk ka dakortësi as për implementimin e votimit elektronik në qarkun e Tiranës, por Komisioneri beson se ka ende kohë për një zgjidhje të pranueshme edhe për opozitarët./ Top Channel

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!