• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Konflikti në fshatin Gjashtë, Gjykata e Sarandës lë në burg 2 efektivët e policisë

05/01/2025
in Kronikë
Konflikti në fshatin Gjashtë, Gjykata e Sarandës lë në burg 2 efektivët e policisë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy efektivë policie Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë dhe Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë.

Të dy efektivët u përfshinë në një konflikt të dhunshëm me armë zjarri, të ndodhur më 2 janar në fshatin Gjashtë. Vendimi u mor pas seancës së zhvilluar sot, ku u shqyrtuan provat dhe dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor.

Ndërkohë, për 6 personat e tjerë të përfshirë, mes të cilëve një efektiv policie dhe një student i Akademisë së Policisë, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Akuzat ndaj tyre, secili sipas përgjegjësisë personale, ishin “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “shkatërrim i pronës” e “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Për veprën e fundit akuzohet vetëm efektivi i policisë, Alvaro Sulejmani 36 vjeç.

Alvaro Sulejmani është shprehur se ka pasur njohje të mëparshme me viktimat dhe se kërkon ndjesë për çfarë ka ndodhur.

Konflikti i dhunshëm dyshohet se ka nisur për një mosmarrëveshje mbi një makinë me qira. Gjatë hetimeve, në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja armësh zjarri, duke konfirmuar përdorimin e armëve në përplasjen mes palëve. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë u përdorën si prova kyçe për vendimin e gjykatës.

Në kërkim për ngjarjen vazhdojnë të jenë dy persona të tjerë, mes të cilëve një ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Më të lexuarat

  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!