AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Izraeli nuk tërhiqet, kërcënon të intesifikojë sulmet në Gazë

by SHT Media
01/01/2025
in Botë
6
0
Më pak se një vit luftë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza publikon shifrat: Që nga tetori janë vrarë 40 mijë palestinezë nga sulmet e Izraelit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli paralajmëroi sot se do të intensifikojë sulmet e tij në Gazë nëse Hamasi vazhdon të lëshojë raketa, pasi ekipet palestineze të shpëtimit raportuan dhjetëra të vdekur nga sulmet izraelite në ditën e parë të Vitit të Ri.

Gjatë javës së kaluar, militantët palestinezë kanë sulmuar vazhdimisht me raketa ndaj Izraelit, veçanërisht nga Gaza veriore, ku ushtria izraelite po kryen një ofensivë të madhe.

Raketat nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha – por ato kanë qenë një goditje politike për qeverinë izraelite – pas gati 15 muajsh luftime.

“Dua të dërgoj një mesazh të qartë për krerët e terroristëve në Gazë: nëse Hamasi nuk lejon shpejt lirimin e pengjeve izraelite nga Gaza… dhe vazhdon të sulmojë ndaj komuniteteve izraelite, do të përballet me goditje të një intensiteti të paparë në Gazë për një kohë të gjatë”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.

Paralajmërimi i tij erdhi pas një vizite në qytetin izraelit Netivot, i cili kohët e fundit u vu nën shënjestrën e raketave nga Gaza.

Militantët palestinezë po mbajnë ende 96 pengje të kapur gjatë sulmit të tyre të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe raundet pasuese të negociatave për lirimin e tyre dhe një armëpushim kanë dështuar të gjitha.

Sulmet izraelite kanë vazhduar sot në të gjithë Gazën.

“Bota e priti Vitin e Ri me festime, ndërsa ne pamë se viti 2025 filloi me masakrën e parë izraelite në qytetin e Jabalia pas mesnatës”, tha zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile, Mahmud Bassal.

“Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën gjate sulmit izraelit në një shtëpi ku jetonin njerëzit e zhvendosur”, tha ai.

Ushtria izraelite, kur u kontaktua, tha se po shqyrtonte sulmin e raportuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.