• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Statistikat/ Në 2024 pati 39 vrasje, vetëm 6 ekzekutime mafioze janë në hetim

14/12/2024
in Kronikë
Gara për drejtuesit e komisariateve, zbulohet vlerësimi për secilin kandidat, ja sa pikë morën (LISTA)

“Viti 2024 u trondit nga ngjarje të rënda si krime në familje, krime mafioze, vrasje me dashje apo vrasje në rrethana cilësuese, disa prej tyre të zbardhura në kohë rekord e disa të tjera ende pa autor”

Por, çfarë thonë statistikat e vrasjeve të këtij viti?

“Ka disa vite që kryesisht numri I veprave penale të rënda, pra vrasjet janë ulur. Deri në këto moment që flasim veprat penale të vrasjeve janë 39, pra në të gjithë vendin dhe 33 prej tyre janë zbardhur ndërsa 6 të tjera janë ende duke u hetuar. Kryesisht janë vrasje të tipit mafioz, ajo në Vlorë, Dobraç, në Gjirokastër etj, të cilat po ndiqen me precedencë nga policia. Në 2024 ka një rritje të lehtë të numrit të vrasjeve krahasuar me vitin e kaluar, por statistika e deritanishme gjithsesi është shumë më e ulët se ajo e viteve të tjera të mëparshme”, shprehet drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ervin Hodaj për ABC News.



Vetëm 6 vrasje në të gjithë vendin, kryesisht të natyrave mafioze janë ende të pazbardhura, për të cilat hetimet janë në vijim.

Krimi i vrasjes është i vështirë për t’u zbardhur, ato me paramendim apo ato të karakterit mafioz, por strukturat po punojnë sigurisht me sfidat e veta, por nga sigurimi I dëshmive që është I pakët apo edhe provat në vendin e ngjarjes bëjnë që të kërkojë më shumë kohë.. Sa I takon zbardhjeve nuk është vetëm 1 prej tyre, por janë disa që po faktohen, dokumentohen dhe do ketë rezultat”

Po cilat janë qarqet me shifrat më të larta të vrasjeve, dhe ngjarjet që konsiderohen edhe si më të vështirat për t’u zbardhur.

“Qytetet me problematike janë kryesisht qarqet e mëdha si Tirana, Shkodra, Durrësi apo Lezha dhe Vlora pothuajse ne te gjitha këto qarqe ka ende ngjarje te pazbardhura por po punohet sepse veprimtaria e krimit te organizuar ne këto qarqe me prapavije te tille kërkon pak me shume kohe për zbardhjen e tyre”, tha ai.

Teksa 2024 po mbyllet, drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ervin Hodaj veçon disa nga ngjarjet më të rënda, që kanë tronditur opinionin publik, por edhe më të vështira në hetim.

“Përveç vrasjeve në familje, të tjerat janë me natyrë të vështire, ngjarja e Shkodrës është e vështirë, ajo në Memaliaj po ashtu por kanë specifikat e veta ngjarjet .Edhe në Tirane ngjarja që ndodhi te fakulteti. Pra, vrasja e Reçit ishte në dukje shumë e vështirë por ene pak ditë ajo u zbardh prandaj them varet nga natyra e krimit”

Së fundi adoleshentë e të mitur kanë qenë viktima apo autorë të disa sherreve mes tyre, që kanë përfunduar me përdorim armësh të ftohta.

“Ndërsa vrasja e 14-vjeçarit ishte shumë e rëndë na tronditi të gjithëve, ne e trajtuam me shumë delikatesë, sepse vetë ngjarja ishte e tillë, kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne sepse para se ngjarja të shkojë deri në këto limite, duhet të ketë rol prindi, mësuesi, oficeri roje i sigurisë. Pra, duhet të parandalohen”, tha ai.

Gjatë këtij viti krimet në familje zënë pjesën më të madhe të vrasjeve në total, ndërsa ka me pas ekzekutime mafioze.

Vrasjet gjatë viteve:

2020 janë regjistruar 52 vrasje
2021 janë regjistruar 61 vrasje
2022 janë regjistruar 43 vrasje
2023 janë regjistruar 35 vrasje
2024 janë regjistruar 39 vrasje

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!