AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, SPAK dërgon në gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë

by SHT Media
07/12/2024
in Kronikë
6
0
Akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, SPAK dërgon në gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme më datën 6 dhjetor, kërkesën për dërgimin për gjykim të 5 të pandehurve; Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe Vojsava Bregu për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shkelje në dhënien e lejes dhe autorizimit për shoqërinë “Genci Petrol” sh.p.k

Nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll, Kapshticë. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.



Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, shtetasja Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me lejen nr.4, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, me vendndodhje të aktivitetit tregtar në Devoll, Kapshticë.

Dhënia e lejes ishte në kundërshtim me ligjin nr.8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr.170, dt.25.04.2002. Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore.

Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin nr. 1543 prot., datë 23.06.2020 “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

Autorizimi i mësipërmen është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999  dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a.çertifikatën e përdorimit të objektit stacion karburanti dhe b.autorizimin për hyrje-dalje në rrugë nga enti pronar i rrugës. Për këtë objekt të kundraligjshëm, me vendim të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nr. 437, datë 04.10.2019 ishte vendosur edhe prishja e tij.

Shënim për gazetarët:

Procedimi penal nr.243. i vitit 2020

Ligji 8450, dt.24.02.1999 – “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”,  i ndryshuar.

VKM nr. 170, datë 25.04.2002 – “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e lejeve e të autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar.

VKM 970 dt.2.12.2015 – “Për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i ndryshuar.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.