AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

73 operacione, 1.8 mln euro të sekuestruara, policia bën bilancin për muajin nëntor

by SHT Media
06/12/2024
in Kronikë
6
0
Policia e Shtetit aksion antidrogë, burime: Mbi 100 të arrestuar në Tiranë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit nëntor, duke zbuluar se janë finalizuar 73 operacione, që kanë çuar në pranga 568 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Uniformat Blu sqarojnë se 10 nga këto operacione janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, për kapjen ose ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.

Gjatë këtij muaji, u sekuestruan 127 kg kanabis, 6.1 kg kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, si dhe 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambiente të mbyllura.



Po ashtu u sekuestruan 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.

“Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan për finalizimin e një sërë operacionesh masive dhe tejet të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale të implikuar në prodhim, shitje dhe trafikim Kokaine dhe Cannabisi, për goditjen e korrupsionit, si dhe për dhënie ndihme emigrantëve, për kalime ilegale kufijsh.

-U parandaluan dhe u goditën 2 tentativa për trafikim të Cannabisit (një rast nga Dubai në Rinas, ndërsa rasti tjetër nëpërmjet PKK Kapshticës, në Greqi).

-Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, si dhe bazuar në inteligjencën policore u parandaluan ngjarje kriminale në Dibër dhe në Kurbin, të cilat mund të kryheshin me armë dhe/ose me lëndë djegëse.

-Falë punës profesionale hetimore u mundësuan zbardhja e 1 vrasjeje të kryer në Tiranë, djegies e 2 automjeteve në Shkodër dhe e një rasti zjarrvënieje në Peqin.

-U finalizuan 9 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.

-Angazhimi i Policisë Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. Në këtë kuadër u parandaluan dhe u goditën 2 tentativa të njëpasnjëshme, për futjen në Shqipëri, të mbi 1 milion eurove.

-Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim strukturat vendore të Policisë, goditi 6 raste të krimeve kibernetike, si: publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.

-Nga strukturat hetimore dhe operacionale në qarqe u zhvilluan aksione masive kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Fier. U zbuluan lokale të përshtatura për këtë paligjshmëri, u nxorën përpara përgjegjësisë penale autorët dhe u sekuestruan pajisje.

-U goditën 6 raste në fushën e kontrabandës, si dhe të 4 rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal, drejt shteteve të BE-së.”

Edhe policia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i monitorimit me shërbime dhe me pajisje inteligjente janë vënë në pranga 219 drejtues mjetesh, nga të cilët 125 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 94 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

“Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3150 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit. Gjithashtu,  janë pezulluar 24 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 166 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë goditur 38 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 14 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë dhe 3 raste të trafikimit të mjeteve motorike.”

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.