• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dy të rinjtë rrëfejnë sesi i shpëtuan jetën 31-vjeçarit në Pogradec, donte të hidhej nga kati i gjashtë

05/12/2024
in Kronikë
Dy të rinjtë rrëfejnë sesi i shpëtuan jetën 31-vjeçarit në Pogradec, donte të hidhej nga kati i gjashtë

Ditën e sotme në Pogradec një 31-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës.

Nën efektin e narkotikëve, pas kritikave të familjarëve për të hequr dorë nga konsumi i tyre, ky shtetas hipi në dritaren e apartamentit në katin e gjashtë, në lagjen nr 4 të qytetit.

Së pari nëna e tij në moshë të thyer ka tentuar të mos lejojë të birin të hidhej, por më pas dy adoleshentë, 19-vjeçari Ernest Dautllari dhe tjetri Erik Oshafi të cilët po kalonin në afërsi të pallatit, pasi panë 31 vjeçarin që po tentonte të hidhej nga dritarja e apartamentit, vrapuan të parët dhe ndërhynë për ta shpëtuar.



Rrëfimi i dy të rinjve

Në atë moment para se të shkonim tek vendi ku ndodhi vendngjarja ishim ne xhami për t’u falur pasi jemi besimtar. Pasi mbaruam ritualin u nisëm për të shkuar në shtëpinë time dhe duke ikur rrugës pamë që disa gra dhe fëmijë po bërtisnin. Ngritëm kokën lart dhe pamë një djalosh që po tentonte t’i jepte jetës fund.

Ishte në pallat në katin e 6-të, tek motori i kondicionerit. Në momentet e para po i flisnim duke i thënë ‘nuk duhet ta bësh, pasi je ende i ri’. Rreth 4 minuta më vonë vijnë 2 policë, të cilët i kishin njoftuar njerëzit që ishin mbledhur në vendngjarje.

Dhe policët nisën t’i flisnim me fjalë të mira, që mos t’i jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjalë të mira, por kur e panë që i riu nuk po vepronte, atëherë një polic tentoi të ngjitej lart, por kur u kthye erdhi duarbosh. U ngjit prapë polici, prapë duarbosh erdhi.

Aty e kuptuam dhe morëm guximin të ngjiteshim vetë lart, frikë apo jo na u dhimbs shumë ai person se e njihnim edhe më parë. U nisa vete njëherë pastaj edhe shoku erdhi me mua, pas meje erdhi dhe një polic.

Kur pashë që dera ishte si e mbyllur tentova ta shtyja, por jo më pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashë që personi po godiste mamanë e tij me brryl me fytyrë dhe ajo për një moment e lëshoi. Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa brenda. Ndërkohë dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej. Personi thoshte që jam merzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte në vetëdije, mendoj se kishte konsumuar alkool.

Në momentin që sa e futa brenda m’u thanë krahët, pasi nuk më kishte ndodhur një ngjarje e tillë, pastaj kur pashë që u rrethova nga policët, ambulanca, zjarrfikësja u qetësova. Po kur unë e shpëtova, vetëm 2 policë ishin, forcat e tjera erdhën më vonë.

Brenda në banesë isha unë dhe ëma, po ajo ishte e vjetër dhe mezi po rezistonte ta mbante.

Këtë vepër e kemi bërë vetëm për hir të Zotit dhe them që kush shpëton një jetë të një njeriu, është njësoj sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Kemi pritur sa kanë ikur policët, ambulanca më pas ikëm.

Nuk thamë gjë, as e dinim që ishte bërë e madhe, vetëm kur hymë në rrjete sociale që pamë që aktin tonë e kishin shpërndarë. Ndihemi shumë të lumtur që kemi shpëtuar një jetë njeriu.

/a.r

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!