AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Lihen në burg dy shqiptarët që vranë Van Koxhën në Itali, Imeri: Çaloj, nuk mora pjesë në sherr

by SHT Media
02/12/2024
in Kronikë
6
0
Lihen në burg dy shqiptarët që vranë Van Koxhën në Itali, Imeri: Çaloj, nuk mora pjesë në sherr
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MARGHERA – Dy shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, të arrestuar mbrëmjen e së hënës (25 nëntor) nga policia menjëherë pas vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Van Koxha, në Marghera gjatë një sherri, mbeten në burg.

Dy autorët e dyshuar, sipas mediave italiane, janë Adnan Ramadani, 30 vjeç dhe Imer Imeri, 49 vjeç.

Ndaj Ramadanit rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa Imeri akuzohet për zënkë.



30-vjeçari Ramadani ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar ka shpjeguar se nuk ka marrë pjesë në përleshjen fizike, por thjesht ka qenë afër.

Deklarata, të cilat gjyqtari hetues Franceschetti, megjithatë, nuk i besoi pas  dëshmisë së dhënë nga një efektiv i angazhuar në patrullimin e zonës, i cili ka vënë re dy të arrestuarit duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Avokati mbrojtës i dy shtetasve maqedonas pretendon se Imeri çalon dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në sherr.

Përcaktuese mund të jetë autopsia që do të bëhet nesër nga doktor Antonello Cirnelli, si dhe ekzaminimi i armës së sekuestruar nga Adnan Ramadani, një thikë kuzhine 13 centimetra e gjetur por pa gjurmë gjaku.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 25 nëntorit. Autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin Koxha, të cilin e goditën me thikë për vdekje.

Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja.

I vëllai mbeti i plagosur lehtë. Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.