AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit njoftojnë protestën e radhës: Presim zbardhjen e plotë të ngjarjes

by SHT Media
30/11/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit njoftojnë protestën e radhës: Presim zbardhjen e plotë të ngjarjes
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti i prindërve të shkollës “Fan Noli” ka paralajmëruar një tjetër protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit. Të martën e 3 Dhjetorit, ata do të grumbullohen para shkollës dhe më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Ndër kërkesat kryesore të prindërve është zbardhja e plotë e ngjarjes dhe të vendoset drejtësi për 14-vjeçarin e vrarë. 12 ditë pas rastit, ata thonë se policia ka ende deklarata kontradiktore.

“Ne jemi një grupim prindërish për arsim cilësor me prioritet tashmë sigurinë në shkolla. Jemi këtu në shkollën “Fan Noli” për të kërkuar fillimisht drejtësi për Martinin dhe siguri për të gjithë fëmijët. Kanë kaluar 12 ditë që nga ngjarja që na tronditi të gjithëve. Ende nuk kemi një version përfundimtar të saj. Kemi deklarata kontradiktore nga Policia e Shtetit, herë fajësohet media, herë protestuesit dhe jemi këtu ende pas 12 ditësh. Presim një zbardhje të plotë të ngjarjes. Kërkojmë hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë. Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.



Sot jemi këtu për sigurinë në arsim, jemi këtu për të kërkuar llogari para të gjithë atyre që duhet të na garantojnë jo vetëm një arsim cilësor, por së pari një arsim të sigurt, shkolla të sigurta.  Jemi një grupim aspak politik. Tentativat për ta lidhur këtë protestë me axhenda të ndryshme partiake nuk do të ndryshojnë vendosmërinë tonë për të kërkuar pikërisht këtë, sigurinë në shkolla, gjithëpërfshirje dhe më e rëndësishmja drejtësi për Martinin, siguri për fëmijët tanë”, tha aktivistja Etleva Kondakçi.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.