AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“E shiti gjakun e të birit”, i ati i Klodian Rashës i kthehet ashpër Shemsi Prençit: Më varni në mes të sheshit nëse kam marrë një cent

by SHT Media
27/11/2024
in Kronikë
6
0
“E shiti gjakun e të birit”, i ati i Klodian Rashës i kthehet ashpër Shemsi Prençit: Më varni në mes të sheshit nëse kam marrë një cent
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“E mbani mend kur u turrën te i ndjeri Klodian Rrasha që vajti kryeministri me Ulsi Manjën i dërguan edhe çek. Ja blenë gjakun me para dhe e detyruan të atin të bëjë thirrje rinisë që të mos protestojnë dhe ta politizojnë. Kur e shet i ati gjakun të tjerët nuk kanë çfarë bëjnë se unë ndihem i turpëruar se ai është dhe dibran”.

Kjo deklaratë e bërë dy javë më parë nga Shemsi Prençi ka sjellë reagimin e fortë të së atit të Klodian Rashës.

I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, i ati i të ndjerit Klodian Rasha i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” Prençit i cili e akuzoi se ka shitur gjakun e të birit.



I ati i të riut me një revoltë dhe zemërim nga kjo akuzë e Prençit u shpreh se askush nuk mund të përgojojë familjen e tij. Duke theksuar se nuk ka marrë asnjë cent nga askush, Qazim Rasha tha se si dibran që është ka pranuar për ngushëllim në banesën e tij të gjithë ata që trokitën, duke shtuar më tej se e vetmja gjë që i ka kërkuar kryeministrit Rama ka qenë drejtësi për të birin.

“Dua që ti shpreh mirënjohje familjes së 14 vjeçarit sepse vetëm një prind si puna ime e di çfarë do të thotë fëmija, familja edhe i shpreh ngushëllime. Kjo intervistë e imponuar nga ngacmimi që më ka bërë sot Shemsi Prenci. Me të gjithë konsideratën që kam si njeri, edhe pse s’jemi takuar, kam gëzuar respekt për një njeri që ka vlerë por të arrijë një personalitet një figurë e njohur, aq më tepër një dibran që e njeh mirë traditën e një dibrani të përgojojë mua dhe familjen time apo të ngrejë alibi të asaj kategori që ka ngritur nuk ja fal kurrë, jo vetëm atij por asnjë specie në botë. Nuk është dëgjuar që një prind të diskutojë dhe të vërë në pazare çështjen e fëmijës së vet.

Mua më ka ndodhur tragjedia. Unë kam pritur në shtëpi, presidentin, kryeministrin anëtarë të opozitës e të gjithë me radhë. U kam shprehur mirënjohjen të gjithëve, iu kam shprehur mirënjohje si dibran, tradita jonë e do që hasmit ti hapëm derën si në të mirë si në të keq dhe u japim atë që i takon. I kam pritur dhe i kam përcjellë të gjithë ata që kanë ardhur të pinë një kafe për ngushëllim. I kam kërkuar kryeministrit siç jam unë për familjen time, kërkoj drejtësi nëse ma jep mua më lehtëson jo se më heq dhimbjen.

I kam kërkuar që ditën e parë. Jo se i kam kërkuar që të ndalojnë protestat. Se jam gati të protestoj për të gjithë që kanë dhimbje të tilla. Gjithë këto alibi që krijohen janë inskenime dhe nuk e di ku e kanë qëllimin, por janë kaq të ulëta, vetëm një njeri i ulët mund ta imagjinojë dhe të më përmendë mua shitjen e gjakut të djalit dhe çekun. Format si i kam pritur i di unë, si jap llogari kujt. Të faktojë ai nëse unë kam marrë qoftë dhe një cent të tjetër, dhe pranoj unë të varem në mes të sheshit. Ky është një gjest shumë i ulët”, tha Qazim Rasha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.