• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjykata lë në fuqi 20 prej 21 masave të caktuara ndaj grupit të Suel Çelës, “shpëton” vetëm avokatja

27/11/2024
in Kronikë
Gjykata lë në fuqi 20 prej 21 masave të caktuara ndaj grupit të Suel Çelës, “shpëton” vetëm avokatja

Gjykata e Posaçme la në fuqi 20 prej 21 masave të caktuara ndaj grupit te Suel Çelës.

A2 CNN ka mësuar se masa u lehtësua vetëm për avokaten Blerina Beqiri, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për paraqitje”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Struktura e Posaçme bëri me dije se për të kontrolluar territorin, organizata e angazhuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë, synonte eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi kriminal rival në Elbasan, shkruan A2 CNN.



Gjithë aktiviteti financohej nga paratë e trafikut të drogës. Referuar hetimit të bazuar në komunikimet e koduara SKY ECC dhe veprime të tjera hetimore, SPAK bën përgjegjës anëtarët e këtij grupi për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Ardian Çapjes, qershorin e vitit 2020. Çapja u qëllua me snajper në distancë në oborrin e banesës së tij. Organizata kriminale dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Bledar Muçës dhe Elton Kilës në dy ngjarje të veçuara në vitin 2020.

Në fushën e trafikut të drogës, SPAK i ngarkon mbi shpatulla kësaj organizate tentativën e trafikimit të gati 930 kg kokainë nga Ekuadori në Europë në dhjetor 2020 dhe atë të 466 kg kokainë në janar 2021. Përveç drejtuesit, Suel Çela, në role kyçe në organizimin kriminal SPAK veçon Mario Çelën, Bujar Shegën, Klaus Matishin dhe Xhino Rokën. Sipas SPAK, organizata kishte mundur të korruptonte funksionarin e Policisë, Dedan Gjoni dhe gjyqtaren Fatime Fetahu, që i furnizonin me informacione, si edhe ju ofronin lehtësira. Përmes ndikimit në gjyqësor, organizata lehtësonte pozitat penale të anëtarëve të saj në përballjet me drejtësinë, si edhe rëndonte pozitat e anëtarëve të grupit kundërshtar.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thekson se Suel Çela ka synuar të manipulojë opinionin publik duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve me politikën, duke rritur pozitat e tij dhe dëmtuar rivalët. Dyshohet, thotë SPAK, se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Sipas SPAK, hetimi vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë të dyshuar.

/a.r

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!