AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Të bëj vendin gati të hapi ferrat…”, zbardhet biseda e ish-Zv/Shefit të policisë me Xhino Rokën

by SHT Media
27/11/2024
in Kronikë
6
0
“Të bëj vendin gati të hapi ferrat…”, zbardhet biseda e ish-Zv/Shefit të policisë me Xhino Rokën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dosjen e SPAK të siguruar nga A2 CNN janë zbardhur edhe biseda të ish-zëvendësshefit të komisariatit të policisë Elbasan, Dedan Gjoni dhe Xhino Rokës, i cili sipas SPAK është pjesë e grupit të Suel Çelës.

Në një bisedë, e cila sipas SPAK, është zhvilluar në datën 13 maj të vitit 2020, “Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvendës shef i komisariatit të policisë Elbasan, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gatishmërinë për ta gjetur”.

“Xhino Roka shkruan “… Po me thuj shok… Kam muhabet me njerin shok… Me thuj ca duhet… Ca makine… Ca lloji… Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir… Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai… Okk shok ne rregull… Do flas me von dhe te them shoku… Po jo mor ca sikleti thu… Sa te merem vesh te lajmeroj… Gjejm nje tjeter shok… Tjet dhe e majtme se do rri familja lart… Asigja shok…”



Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, “…Ckemi shok…Si kalove…Mir shok… Me than per nje benc B klas per familjen… Ka naft ka dhe benzin… Okk shok…Ne rregull…Neser te lajmeroj un…”.

“Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostrradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, “… Ckemi shok… Si je… Mir geci… Pak me von te them ku te maresh makinen… Ktu je ne qytet? Ska problem… Kur tvish te them… Hajde takojm rrim icik… Se e rrgullojm kte pun… Ok shok… Shok makina esht gati… Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet… Te presin aty… Ok shok… Je nis? Se po te pret robi… Ok shok… Me targa shok me letrq… Jo esht ne rregull… I pari shok… Ku shite makinat e mira… Ok Okk shok… Ta gzosh… Jam ne lushnje… Takojm shok… Klm… Se di fare… I thash ktit robit me duhet makin ma gjeti… Tani esht e jotja… Aaa… Hahaha…”, dosja e SPAK.

***

SPAK zbardhi detaje nga hetimi i organizatës mafioze të dyshuar si të drejtuar nga Suel Çela dhe episodet kriminale në të cilat janë përfshirë anëtarët e saj. Për këtë hetim, Gjykata e Posaçme lëshoi urdhër-arreste për 18 persona, mes të cilëve edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-zytari i Policisë, Dedan Gjoni, një masë “arrest në shtëpi” për një avokate dhe dy masa “detyrim për paraqitje” për dy punonjës të medias.

Përmes një njoftimi zyrtar, Struktura e Posaçme bëri me dije se për të kontrolluar territorin, organizata e angazhuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë, synonte eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi kriminal rival në Elbasan, shkruan A2 CNN.

Gjithë aktiviteti financohej nga paratë e trafikut të drogës. Referuar hetimit të bazuar në komunikimet e koduara SKY ECC dhe veprime të tjera hetimore, SPAK bën përgjegjës anëtarët e këtij grupi për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Ardian Çapjes, qershorin e vitit 2020. Çapja u qëllua me snajper në distancë në oborrin e banesës së tij. Organizata kriminale dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vasjen e Bledar Muçës dhe Elton Kilës në dy ngjarje të veçuara në vitin 2020.

Në fushën e trafikut të drogës, SPAK i ngarkon mbi shpatulla kësaj organizate tentativën e trafikimit të gati 930 kg kokainë nga Ekuadori në Europë në dhjetor 2020 dhe atë të 466 kg kokainë në janar 2021. Përveç drejtuesit, Suel Çela, në role kyçe në organizimin kriminal SPAK veçon Mario Çelën, Bujar Shegën, Klaus Matishin dhe Xhino Rokën. Sipas SPAK, organizata kishte mundur të korruptonte funksionarin e Policisë, Dedan Gjoni dhe gjyqtaren Fatime Fetahu, që i furnizonin me informacione, si edhe ju ofronin lehtësira. Përmes ndikimit në gjyqësor, organizata lehtësonte pozitat penale të anëtarëve të saj në përballjet me drejtësinë, si edhe rëndonte pozitat e anëtarëve të grupit kundërshtar.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thekson se Suel Çela ka synuar të manipulojë opinionin publik duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve me politikën, duke rritur pozitat e tij dhe dëmtuar rivalët. Dyshohet, thotë SPAK, se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Sipas SPAK, hetimi vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë të dyshuar.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.