• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Rakip Rolit, Apeli merr vendim: 27 vite burg për Llej Lika-n dhe 20 vite për Klaudio Gjexhaj

26/11/2024
in Kronikë
Vrasja e Rakip Rolit, Apeli merr vendim: 27 vite burg për Llej Lika-n dhe 20 vite për Klaudio Gjexhaj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Lezhës për dënimin me 27 vite burg Llej Lika dhe 20 vite burg për Klaudio Gjexhaj, të cilët akuzohen se janë autorë të vrasjes së Rakip Rolit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021, në lagjen nr.5 në Sanxhak të Laçit dhe viktimta në momentin që është qëlluar ka qenë duke qarkulluar me automjetin e tij, sipas drejtimit nga Sanxhaku për në Mamurras.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm:



Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, prokuroria e shkallës së parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal të vitit 2021, i cili lidhet me ngjarjen e datës 10.12.2021, ku në lagjen nr. 5, Sanxhak, Laç, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, është vrarë me armë zjarri i ndjeri shtetasi me iniciale R. R. Viktima ka qënë duke qarkulluar me automjetin e tij, sipas drejtimit nga Sanxhaku për në Mamurras, ai është qëlluar kur ndodhej i vetëm brenda automjetit. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale Ll. L dhe K. Gj (B).

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, është zhvilluar gjykimi i çështjes penale ndaj:

i.              të pandehurit me iniciale Ll. L, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim për hakmarrje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 – 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

ii.             të pandehurit me iniciale K. Gj (B), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim për hakmarrje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/2 – 25 i Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 196, datë 29.04.2024, ka vendosur:

•             Deklarimin fajtor të pandehurit Ll. L për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/1 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon me 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

•             Deklarimin fajtor të pandehurit Ll. L për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon me 7 (shtatë) vite burgim.

•             Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri Ll. L dënohet me një dënim të vetëm prej 27 (njëzet e shtatë) vite burgim.

•             Deklarimin fajtor të pandehurit K. Gj (B) për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78/1 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon me 20 (njëzet) vite burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehurit me iniciale Ll. L, i cili kërkoi :

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë në bazë të nenit 428, germa “b” të Kodit të Procedurës Penale, deklarimin fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me minimumin që parashikon kjo dispozitë për këtë vepër penale.

– Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në bazë të nenit 428, germa “b” të Kodit të Procedurës Penale, për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe ndryshimin e tij për masën e dënimit të caktuar nga gjykata, duke e dënuar atë me minimumin e dënimit të parashikuar nga ligji dhe në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një mase dënimi sa më të lehtë.

– Rregullimin e pasojave të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke pranuar kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht duke ulur një të tretën e dënimit me burgim për veprat penale për të cilat ky i pandehur do të deklarohet fajtor.

Si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K. Gj (B), i cili kërkoi prishjen e vendimit, duke e deklaruar të pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale në ‘Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit penal, dënimin në bazë të kësaj dispozite dhe aplikimin e nenit 406/1 të Kodit Procedurës penale.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 196, datë 29.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!