AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit, flet babai i të plagosurit: Kanë qenë dy autorë, sot dëshmoj sërish!

by SHT Media
25/11/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja e 14-vjeçarit, flet babai i të plagosurit: Kanë qenë dy autorë, sot dëshmoj sërish!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja tragjike ndodhi më 19 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me thikë, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën në Spitalin e Traumës, ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin, Fiqiri Meçe, babai i Luisit, 14-vjeçarit tjetër që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për një autor, por për dy. Ai, theksoi, se ka dëshmuar edhe në Polici, pasi bazuar në deklaratat e djalit të tij, autorë kanë qenë dy persona.

Meçe theksoi se është thirrur edhe ditën e sotme nga shefi i krimeve të rënda për të dhënë  tjetër dëshmi.



“Dy agresor që kanë sulmuar. Kam dëshmuar dhe në polici për këtë deklaratë.

Normalisht i qëndroj kësaj deklarate. Përderisa i qëndron djali deklaratës i qëndroj edhe unë., Djali është i sigurt dhe unë jam i sigurt. Është normale që kam merak.  Fëmijët në shkolla shkojnë për të marrë dije, jo për këto gjera. Jam i shokuar.

Me familjen e autorit nuk kam pasur  komunikim. Ndërsa me familjen e viktimës po, sepse djemtë kanë qenë shok. Unë them autorët sepse kanë qenë dy. Autorët as i njoh, as më njohin. As djali si njeh. Viktima i ka njohur djemtë sepse i ka pasur në shkollë. Më ka thirrur shefi i krimeve të rënda për një tjetër dëshmi”, u shpreh ai.

Meçe ka bërë me dije ndërkaq se gjendja shëndetësore e djalit të tij është e mirë, ndërsa shtoi se Luisi ka marrë plagë të shumta në trup. Ai theksoi, se rikuperimi do të marrë kohë.

“Po merr mjekim. Akoma se dimë. Nuk ka hequr akoma tubin që ka në mushkëri për të nxjerrë gjakun që ka brenda që pastrohet. Të shohim ça do na thonë. Nuk lëviz, rri shtrirë, regjim shtrati. Mjekët thonë që do ketë përmirësime, por plagët janë të mëdha, Ka shumë goditje në trup. Pasi të mbaroj mjekimet të shohim, me fizioterapi, sepse ka probleme në këmbë.

Djali flet. Djali nuk është më në intubim. Ideja është që ka shqetësime, i ka goditjet afër zemrës, në brinjë. Djali është futbollist dhe duam të bëhet sa më mirë.

Sepse djali tani ka humbur dhe shokun e vetë dhe është stimuluar dhe më shumë për pasionin e tij për futbollin”, theksoi ai.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Mario Perlleshaj, autorin e vrasjes së bashkëmoshatarit, 14 -vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.

Ngjarja e fundit që ka tronditur jo pak opinionin publik bëri bashkë një ditë më parë (21 nëntor) prindër, qytetarë, të rinj e të reja, miq e shokë të 14 -vjeçarit në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për më shumë siguri për fëmijët.

Ndërkohë qeveria shqiptare do të nisë një diskutim të gjerë publik lidhur me mundësinë e mbylljes së platformave TikTok dhe Snapchat ose për vendosjen e një kufizimi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.