AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e Martin Canit, zbardhet dëshmia e shokut të plagosur: Dy vetë na qëlluan, autori kishte thikë më të madhe, djali tjetër…

by SHT Media
24/11/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja e Martin Canit, zbardhet dëshmia e shokut të plagosur: Dy vetë na qëlluan, autori kishte thikë më të madhe, djali tjetër…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja dalin nga hetimet rreth vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani. Grupi hetimor i ka marrë dëshminë 14-vjeçarit të plagosur që ndodhet në spitalin e Traumës.

Dëshmia është marrë ditën e shtunë në praninë e psikologes dhe familjarëve.

I plagosuri, shok i viktimës ka deklaruar se është goditur me thikë ai dhe shoku i tij nga dy bashkëmoshatarë, përveç autorit të arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B.



Sipas të plagosurit autori ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël dhe të dy i kanë qëlluar.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe babai i të plagosurit këtë të dielë pasi është pyetur sërish nga policia pas deklaratave të tij në media. Kjo ka bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe kqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para.

Tashmë po hetohet edhe pista që mund të kenë qëlluar dy persona. Nga kqyrja e parë e kamerave është konfirmuar se autori i arrestuar dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë largohen me vrap nga vendi i ngjarjes deri te ish ATSH aty ku u gjet edhe çanta dhe një thikë. Deri aty kanë ikur në këmbë të tre minorenët ku më pas dyshohet se një person i ka marrë me makinë. Hetuesit janë rikthyer sërish aty për të sekuestruar kamerat.

Po ashtu thika që u gjet nga policia nuk është e njëjtë me atë që ka publikuar autori i arrestuar në rrjete sociale. Ky fakt ka ngritur dyshimet te policia se mund të kenë qënë dy autorë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me dy thika të ndryshme.

Edhe telefonat celularë të autorit të arrestuar dhe dy shokëve të tij ende nuk janë gjetur nga policia.

Dëshmitë e reja dhe dyshimet nga hetuesit i ka dhënë një tjetër rrjedhë hetimeve të policisë, në lidhje me ngjarjen e rëndë në shkollën ‘Fan Noli’ në Tiranë, Tashmë e gjithë çështja do të nisë nga fillimi.

Do të rikqyren të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, si dhe do të rimerren në pyetje i gjithë stafi i shkollës Fan Noli, të gjithë dëshmitarët e përfshirë që kanë qenë në ngjarje por dhe minorenët e përfshirë në konflikt.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.