• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nuk e kam problem fare jam apo nuk jam deputet”, Erion Braçe zbulon objektivin e PS për Qarkun Fier

22/11/2024
in Politikë
“Nuk e kam problem fare jam apo nuk jam deputet”, Erion Braçe zbulon objektivin e PS për Qarkun Fier

Me 28 vite aktive në Parlament, deputeti i dytë më i votuar në Shqipëri, me mbi 15 mijë vota, Erion Braçe, e sheh kandidimin për deputet pa emocione. Edhe pse punën vazhdon ta bëjë me të njëjtin pasion.

Në një intervistë me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë,  në RTSH, Erion Braçe ishte i ftohtë në lidhje me rikandidimin në 2025-ën, ku në PS është vendosur rregulli se deputetët me më shumë se 1 mandat nuk do të vendosen në listën e sigurtë.  “Nuk e kam problem fare jam apo nuk jam deputet, jo më ta kem problem jam apo nuk jam në pjesë të sigurtë apo në pjesë të pasigurtë. Në moshën biologjike dhe politike që jam nuk kam asnjë shqetësim apo dilemë do të jem apo jo deputet. Nuk e konsideroj si kandidim. Unë paraqitem atje për një kontratë pune. Në rast se do të ma japin, ok. Në rast se nuk do të ma japin, do të kërkoj punë gjëkundi tjetër. Ç’problem ka?!”- tha Erion Braçe, duke konfirmuar se ai vazhdon të punojë me strukturat e PS në zonën e Divjakës, në qarkun e Fierit.

Ky qark, që prodhon 16 deputetë, drejtohet tani nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilën zoti Braçe e mbështeti për vendimet e marra në funksion të arritjes së objektivit zgjedhor. “Nuk e di çfarë strukturash kanë ndryshuar në Fier, por edhe nëse kanë ndryshuar, mirë kanë bërë, sepse nuk mund të presësh rezultat më të lartë duke bërë të njëjtën gjë. Objektivi ynë është të marrim 10 deputetë. I kemi patur në 2017 dhe duhet t’i rimarrim prapë.”- tha Erion Braçe gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, ku u pyet edhe nëse është pro apo mbylljes së rrjeteve sociale si Tik Tok apo Snapchat.



“Tik Tok është një rrjet social me bazë në Kinë, por që është i lirë vetëm në SHBA dhe Europë. Në Kinë është i mbyllur dhe përdoret vetëm për  qëllime mësimi. Për Europën dhe Amerikën, Tik Tok ka rregulla të tjera dhe që kanë sjellë këto pasoja sot. Nuk duhet asnjë virus më shumë nga

Kina, asnjë bombë më shumë nga Kina sesa kjo që ka hedhur në mes të Europës dhe në mes të Amerikës. Edhe nga dimensioni i komisionit që drejtoj, për influencat që vijnë edhe nga Kina dhe nga propaganda e saj, por edhe nga dëmi që ky rrjet social po shkakton, për mua duhet mbyllur. Gjithë këta që po flasin tani dhe më rezultojnë se janë ose përdorues ekonomike të Tik Tokut, ose influencer klikimesh të Tik Tokut, duhet të kuptojnë se paratë që përfitojnë nga Tik Tok vlejnë shumë më pak se jeta e fëmijëve qe përdorin Tik Tok“,  tha zoti Braçe në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!