• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Personi misterioz në masakrën e Dobraçit, flasin policët: Nuk e kemi njohur. Në vendngjarje ishte kaos

22/11/2024
in Kronikë
Personi misterioz në masakrën e Dobraçit, flasin policët: Nuk e kemi njohur. Në vendngjarje ishte kaos

Katër policët Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marta Martini u pezulluan nga detyra dhe u lanë në detyrim paraqitje nga gjykata në lidhje me masakrën e Dobraçit. Ata dyshohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë respektuar procedurën standarde të sigurimit të vendit të ngjarjes si dhe nuk kanë identifikuar personat e gjetur në vendin e ngjarjes.

Gazetarja Emi Kalaja ka mundur të zbulojë dëshminë që policët kanë dhënë në gjykatë. Ata pretendojnë se fillimisht kanë marrë një njoftim sikur ishte aksident rrugor dhe prandaj janë nisur atje. Kur kanë mbërritur, thonë se kanë respektuar procedurat standarde.

Ata janë shprehur se në vendin e ngjarjes kanë kuptuar që nuk bëhej fjalë për aksident, por vrasje me armë zjarri. Kështu kanë njoftuar ambulancën. Sa i përket një personi të tretë, i shfaqur nëpër video duke i dhënë ndihmën e parë viktimës Hamza Lici, policët pretendojnë se nuk e kanë njohur.



Ata thonë se nuk kanë patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohin atë. Sipas tyre në atë moment prioritet ka qenë rrethimi i vendngjarjes sepse ishte kaos dhe dhënia ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë.

 “Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty, por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standarde. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor, por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, mësohet të kenë thënë ata.

Kujtojmë se prej kësaj ngjarjeje ndërruan jetë Hamza Lici e Arlind Bushati të cilët ndodheshin në makinën që ishte “objektiv” i autorëve, e po ashtu çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha. Këta të fundit u ndodhën krejtësisht pa faj në momentin e atentatit. Policia po vijon kërkimet për një person të tretë i cili shfaqet në disa video pas atentatit. Dyshimet janë se bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, por deri më tani policia nuk ka arritur ta identifikojnë se kush është ai.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!